Si t’i trajtoni flokët gjatë verës

588
Shumë aktivitete që bëni gjatë stinës së nxehtë të verës, mund t’ju dëmtojnë flokët duke i bërë të duken të djegur, të ashpër dhe pa shkëlqim.

Ja disa rregulla për të evituar këto probleme:
Tregoni kujdes me mënyrën e larjes së flokëve:

Kujdesuni të përdorni shampo me përbërës natyralë dhe evitoni hedhjen e shampos direkt të skalp. Hidhni një masë të vogël shampo në dorë përziejeni me ujë dhe filloni procesin e larjes duke u kujdesur të masazhoni mirë skalpin.Pas larjes përdorni gjithmonë balsam për majat e flokëve tuaj. Evitoni larjen e flokëve çdo ditë.

Kujdesuni për majat e flokëve:
Përdorni vaj argani për të pasur maja të buta dhe për të evituar çarjen e tyre. Aplikojeni tek majat e flokëve para larjes, mbajeni 20 minuta dhe mund të lani flokët si zakonisht. Aplikoni pak krem me filtra mbrojtës për flokët: një sasi të vogël kremi përhapeni në duar e më pas kaloni duart nëpër flokë (jo tek rrënjët).

Kjo do t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme.

Aplikoni silikon: pas larjes së flokëve duhet të aplikoni silikon, sepse mbron flokët nga dëmtimi që shkakton tharësja apo mjete të tjera të nxehta që përdoren për të stiluar flokët. Kini kujdes me krëhërin: para se të kaloni krehërin nëpër flokë kujdesuni të realizoni një “krehje natyrale” me gishta. Provoni të kapni flokët “ topuz”: ky model i thjeshtë dhe i këndshëm eviton depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit në flokë.
Sigal