Si të shmangim vonesat dhe të jemi gjithmonë në kohë

149
Të gjithë, të paktën njëherë në jetë kanë provuar që të jenë vonë në një takim dhe të mos jenë në kohë. Por ka nga ata persona që ju tashmë ju është bërë rutinë dhe mendojnë se nuk mund ta shmangin dot paavrësisht se duan. Për fat të keq, pa marrë parasysh vonesën, vonesat ndikojnë negativisht në jetën tuaj personale dhe profesionale dhe ju nuk do të dukeni asnjëherë mirë në sytë e tjetrit. Tejkalimi i vonesës është i vështirë, por një studim na vjen në ndihmë duke na treguar disa këshilla që mund të na ndihmojnë që ta shmangim këtë zakon të keq që mund të kemi.
1.Përgatituni për ditën tjetër që në darkë
Nga rregullimi i çantës, zgjedhja se çfarë do të veshësh ditën tjetër, përgatitja e mëngjesit që në darkë etj. Në këtë mënyrë ju do të kurseni kohë dhe stresin në mëngjes.
2.Llogarisni se sa kohë ju duhet që të bëheni gati
Sa kohë ju duhet për të bërë një dush, për të ngrënë mëngjes apo për të bërë make up-in? Nëse ju nevojitet rreth 1 orë për t’u bërë gati, vendosni alarmin 1 orë para. Por mos harroni që të llogarisni se sa kohë ju duhet për të arritur në punë ose në një takim që keni caktuar. Llogarisni të gjitha këto dhe ju nuk do të shkoni asnjëherë vonë. 
3.Jepini vetes më shumë kohë seç ju duhet
Është më mirë që të jesh herët se sa vonë. Nesë ju keni lënë një takim në orën 5 dhe llogarisni se ju duhet 20 minuta që të arrini, atëherë nisuni që në orën 4:30. Ju do të jeni në kohë dhe s’do krijohet paniku i vonesës. 
4.Shmangni takime në të njëjtën kohë
Duke përcaktuar takime pothuajse në të njëjtën kohë, ju do të vonoheni gjithmonë. Nesë keni vendosur më shumë se një takim në të njëjtën kohë, sigurohuni që të planifikoni kohë të mjaftueshme në mes që ju duhet për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin pa nxituar. 
5.Vendosni si prioritet që të jeni gjithmonë në kohë
Është e rëndësishme që të krijoni një listë se të jesh vonë ndikon negativisht në jetën tuaj. Për shembull, të jesh vonë është gjithmonë një gjë stresuese sepse do jesh duke vrapuar dhe nxituar gjatë gjithë kohës. Të jep ty një reputacion si një person të pasigurt si në jetën profesionale dhe në atë personale. Gjithashtu është një veprim egoist, pasi sinjalizon se koha juaj është më e rëndësishme se koha e tjetrit. Nëse nuk mund të jesh vonë për një udhëtim me aeroplan, ti nuk mund të jesh vonë për asgjë tjetër, thjesht ju duhet që të gjeni një arsye për t’iu motivuar që të jeni në kohë. 
6.Analizoni se pse jeni vonë
Filloni mendoni se pse vonoheni gjithmonë dhe se cilat janë arsyet që ju nuk jeni korrekt. Kjo do t’ju ndihmojë që vonesën ta shmagni në takimin tjetër. 
7.Mos ia lejoni vetes që të justifikoheni dhe të kërkoni gjithmonë falje 
Ju mund të mendoni se janë vetëm disa minuta vonesë, por sërish kjo nuk justifikohet. Vonesa mund të bëhet zakon dhe shpeshherë ndodh që ato minutat çdo ditë rriten. Është e këndshme për ju që të kërkoni gjithmonë falje në çdo takim se ju vonoheni?