Si të përdorni qese plastike me xhinxher dhe të humbisni peshë

705
Procesi i humbjes në peshë ndodh të jetë me të vërtetë një periudhë sprove dhe sfide. Por a e dinit që teknika e mbështjelljes me qese është një nga më efektivet për të hequr dhjamin në zona të ndryshme të trupit?
Pjesa më e mirë e kësaj metode është që nuk ju duhet të shkoni në palestër! Strategjia e shkrirjes së dhjamit me qese është mjaft efektive sidomos në zonën e belit.
Çfarë ju nevojitet:
1 xhinxher i grirë ose pudër
4-5 pika locion trupi
Qese plastike
Një peshqir
Brez elastik
Procedura:
Fillimisht zhyteni peshqirin në ujë të ngrohtë, shtrydheni dhe vëreni rreth zonës që dëshironi. Lëreni për 5 minuta që të hapë poret. Më pas përzieni xhinxherin me locionin e trupit dhe vendoseni në zonën në të cilën doni të hiqni dhjamin.
Më pas mbështilleni me qese plastike rreth zonës disa herë. Në fund vendosni brezin elastik sipër qeses plastike. Lëreni kompreson për 5 orë.
Nëse doni rezultate më të mira lëreni kompresën përgjatë gjithë natës dhe hiqeni në mëngjes.
Duhet të dini: Mos u shqetësoni nëse përjetoni ndjesi si shpim gjilpërash, pasi kjo do të thotë që kjo metodë po funksionon. Do të habiteni me rezultatet sapo të shihni dhjamin e barkut dhe pjesë të tjera të trupit!
Sigal