Si të përballoni turpin dhe skuqjen, këshilla nga ekspertët

582
Skuqja, djersitja e shuplakave, rrahja e zemrës, dridhja, shtrëngime ne stomak, janë vetëm disa nga simptomat e te qenit te turpshëm qe shfaqen ne ndërveprim me te tjerët.
Nëse personi nuk arrin t’i përballojë, situata vetëm do te përkeqësohet. Megjithatë, lajmi i mire është qe shkathtësitë sociale mund te mësohen gjate tere jetës. Përballoni drojën hap pas hapi ose te paktën ndaluni te mendoni për te si për ndonjë te mete.
Personat e turpshëm kane vështirësi ne komunikim, ne krijimin e raporteve shoqërore ose realizimin e synimeve për te cilat është i nevojshëm vetëbesimi. Janë te qete, te tërhequr dhe jo komunikative. Ne bisede zakonisht kane vështirësi, nuk mund te shikojnë bashkëbiseduesin ne fytyre, belbëzojnë, skuqen. Ne parim, kjo është frika nga mosmiratimi, refuzimi, nënqeshja, sikleti. Ne planin emotiv me turpshmerine shkojnë edhe tensioni, vetmia dhe dëshpërimi. Ne situatat me te renda shfaqen edhe gjendjet e forta depresive.
Frika ose droja mund te çojnë ne bllokada totale, veçanërisht nëse jemi ne situate qe te flasim para një grupi me te madh te njerëzve, ne provim, intervistat për pune, ne raport me autoritetet ose gjininë e kundërt. Kështu, ne te gjithë situatat ku njerëzit e tjerë ne njëfarë mënyre duhen te na vlerësojnë.
“Sikleti shkakton skuqjen, ndërsa arsyeja kryesore është vëmendja e padëshiruar shoqërore”, thotë dr. Mark Leary, profesor i psikologjise nga Universiteti Duke.
Fatkeqësisht shfaqjen e skuqjes nga turpi nuk mund ta kontrolloni me forcën e vullnetit. Madje është zbuluar qe ndihmon kur njerëzit te cilët skuqen tentojnë ta theksojnë atë sa me shume qe te jete e mundur, shpjegojnë ekspertet dhe shtojnë qe nëse këtë fenomen e shikoni si diçka te dëshirueshme, do te zvogëlohet stresi i cili përkeqëson simptomat. Megjithatë, mjeket besojnë qe me ushtrime mundet tërësisht te ndalohet kjo shfaqje e padëshirueshme.
Ne te përballuarit e aftësive sociale duhet te shkohet hap pas hapi nga gjerat qe nxisin me pak treme. Ndërsa keni parasysh edhe qe:
– Askush nuk e di qe jeni te turpshëm.
– Jeni nervoz, por bashkëbiseduesi nuk është i vetëdijshëm për këtë gjë. Ekzistojnë hulumtime qe pohojnë qe vetëm ne 20 për qind te rasteve e vëmë re nervozen te personat me te cilët kemi ndërveprim.
– Vleni po aq sa te tjerët. Ajo çka nxit turpin shpesh është ndjenja e inferioritetit. Gjithmonë ta keni ne mendje qe vleni po aq sa edhe personi tjetër.
– Ndryshimi është gjithmonë i mundshëm.
– Krijimi i kontakteve sociale është aftësia e cila është e mundshme te mësohet ne çdo periudhe te jetës. Mos e Mos e humbni mundësinë qe te filloni
menjëherë.
Sigal