Si të mbani trupin në formë kur axhenda juaj është gjithmonë e ngjeshur

Sot axhenda e ngarkuar dhe orët e zgjatura të punës jannë një problem për shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë së nëse jeni të zënë me punë nuk mund të kujdeseni për shëndetin dhe trupin tuaj.
Në këtë rtikull po ju sjellim disa këshilla se si të merreni me ushtrime fizike dhe si të ushqeheni sa më të shëndetshëm e të bini në peshë pavarësisht punës suaj.
1. Planifikoni oraret e palestrës
Caktoni ditët e javës në të cilat do të shkoni në palestër dhe përpiquni ti përmbaheni këtij grafiku. Caktoni për palestër 2-3 ditë në javë të cilat janë disi më të lira përsa i përket punës dhe do ta shihni se nëse përkushtoheni me të vërtetë do t’ia dilni mbanë.
2. Vrapi i mëngjesit
Një alternativë e mirë për personat që punojnë deri në orët e vona të pasdites dhe kanë darka pune të vazhdueshme, është vrapi i mëngjesit. Sigurisht që do të jetë e vështirë të ngriheni herët në mëngjes, por kur kjo gjë kthehet në rutinë, ju nuk do të vuani më për kohën për aktivitet fizik.
3. Kontrolloni kaloritë
Sot ka shumë aplikacione që e bëjnë tejet të lehtë mbajtjen në kontroll të kalorive. Instaloni njërin prej tyre në telefonin tuaj dhe me çdo vakt që konsumoni ju mund të llogarisni fare lehtë kaloritë që konsumoni. Gjithashtu këto aplikacione mundësojnë edhe llogaritjen e kalorive të shpenzuara për çdo aktivitet fizik që ju kryeni.
4. Merreni drekën tuaj me vete
Nëse doni të mbani një dietë të caktuar apo thjesht të ushqeheni shëndetshëm, duhet të evitoni konsumimin e ushqimit të shpejtë në restorantet apo fast food-et afër zyrës suaj. Prandaj ushqimi i shtëpisë i pregatitur me kujdes që në mbrëmje është një zgjidhje ideale për të evituar shtimin në peshë nga ushqimi i rastësishëm super kalorik apo me yndyrë.
5. Mbani produktet për një mëngjes të shëndetshëm në punë
Nëse nuk keni kohë të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm në shtëpi, ju mund ta konsumoni atë edhe në punë. Mjafton të çoni në zyrë përbërësit kryesorë, si për shembull drithërat, farat, etj dhe çdo ditë para se të ngjiteni në zyrë të blini vetëm kosin apo frutat. Në këtë mënyrë nuk keni pse të ankoheni më për kohën e të konsumoni vazhdimisht briosh apo biskota për mëngjes.
6. Mbani fruta në tavolinën tuaj të punës
Lini para tryezës suaj të punës një pjatë me fruta dhe në këtë mënyrë sa herë që mund të ndiheni të uritur, do të konsumoni fruta në vend të ushqimeve të shpejta e jo të shëndetshme.
7. Përzgjidhni verën në vend të birrës kur dilni për darka apo party
Vera është më e shëndetshme dhe më pak kalorike se birra prandaj mund të jetë një alternativë shumë më e mirë për të ruajtur në kontroll peshën tuaj.