Si të keni dhëmbë të bardhë në kushte shtëpie?

597
Ju e dini që dhëmbët e bardhë dhe një buzeqeshje e bukur është çelesi i suksesit, por zbardhja e tyre ne klinika dentare shpesh herë është shumë i kushteshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë. Kështu që ka gjithmonë nje zgjidhje në kushte shtëpie edhe për këtë problem.
Për dhëmbë 100% te bardhë duhen:
-gjysëm limoni
-2 ose 3 luge gjelle ujë
-një lugë caji sodë buke
Luleshtrydhja
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet.Merri luleshtrydhet dhe fërkoni me to dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë smaltin.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe vret bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët i lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.
Dafina dhe portokalli
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë.
Sigal