Si të flini për 60 sekonda

570
Sigal

Nëse qumështi i ngrohtë, dushi apo leximi i librit nuk jua sjell gjumin, atëherë ka edhe një teknikë tjetër që ia vlen ta provoni.
Ajo njihet si teknika 4-7-8 dhe sipas raportimeve pretendohet t’ju vërë në gjumë brenda 60 sekondave.
Gjithçka duhet të bëni është shumë e thjeshtë:
– merrni frymë me hundë për 4 sekonda
– mbajeni frymën 7 sekonda
– lëshojeni frymën me gojë për 8 sekonda
“Daily Mail” thotë se këto duhet të përsëriten 3 – 4 herë.
Kjo teknikë i mbush me oksigjen mushkëritë duke qetësuar sistemit nervor.
Teknika është zhvilluar nga mjeku amerikan Adrew Weill, i cili pretendon se këto veprime janë të dobishme edhe për personat që përballen me ankth.