Si të edukosh një fëmijë për tu bërë miliarder

578
Sigurohuni që fëmijës tuaj rrënjosni vlerat e një pune të vështirë.

Siç ka thënë edhe Shekspiri: “Disa kanë lindur të mëdhenj, disa arrijnë madhështinë dhe disa kanë madhështinë mbi ta.”

Por a ka ndonjë gjë që ju mund të bëni që fëmija juaj të jetë i sukseshëm kur të rritet?!

Sipas një miliarderi ‘po’.

Edgar “Injap” Sia II është një nga njerëzit më të pasur në Filipine dhe ishte miliarderi më i ri në listën e Forbes Asia në vitin 2016.

Në moshën 26-vjeçare themeloi Mang Inasal, një zinxhir restorantesh me fast food në Filipinë. 

Në librin e tij të ri “Parimet e jetës”, Injap zbulon disa këshilla që mund të ndihmojnë prindërit të rrisin miliardera të ardhshëm.

1. Bëhu model për fëmijët tuaj
“Si një pasardhës i gjeneratës së dytë të emigrantëve prindërit e mi luftuan dhe nga rrënjosën mua dhe motrës dhe vëllait tim vlerat e një punë të vështirë dhe ndershmërisë. Ne pamë se si ata me përkushtim ndërtuan vetë biznesin e tyre,”– ka thënë Injap. “Fryma ime sipërmarrëse u ushqye duke parë prindërit e mi të bënin gjithçka vetë.”

2. Jepini përgjegjësi fëmijëve tuaj
Duke punuar në dyqanin e prindërve të tij që në moshën 8-vjeçare, familja e tij kuptoi se ishte e natyrshme futja e tij në biznes.
Një nga punët që ai bënte ishte mbyllja e kutive me ëmbëlsira dhe sheqer.

“Ne përdorimin qiri për të vulosur kutitë e ripaketuara një e nga një,”– shkruan ai.

3. Hapi i parë për të krijuar pasuri është të punosh dhe përpiqesh shumë, jo të kesh para
“Prindërit e mi nuk ishin të pasur kur hapën biznes,”-shpjegon Injap. “Kur ata filluan që të krijojnë një famlije, dhe shumë vite më pas, punuan shumë për të arritur çdo gjë që kishin.”

Edhe vetë 33-vjeçari ka punuar shumë për të hapur Mang Inasal.

“Ne kemi fjetur shumë pak gjumë vitet e para të hapjes së biznesit dhe nuk kemi shkuar për shumë vite me pushime.”

4. Mësojini fëmijëve tuaj vlerat që do ti bëjnë ata të fortë dhe me këmbë në tokë gjatë gjithë jetës së tyre
Të qenit miliarder në moshën 33-vjeçare nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Injap, por ja që ndodhi për shkak të mënyrës se si arriti të ngrihej.
“Kjo shumë e madhe parash në moshën 33-vjeçare ose mund të bëjë që të ecësh përpara ose të shkatërron,”-ka thënë ai. “Është një test i personalitetit, karakterit dhe ndjenajve tuaja.”
Sigal