Si na gënjen mendja: Iluzioni i skemës

548
Jemi vërtetë racionalë dhe veprojmë në mënyrë të vetëdijshme, apo mendja jonë është viktimë e paragjykimeve, dhe vepron në bazë të tyre, më shpesh se sa mendojmë?
Psikologët kanë zbuluar “anime” të ndryshme konjitive: gabime në gjykim dhe automatizma të mendjes, që mund të na shtyjnë të marrim vendime të gabuara apo të shtrembërojnë perceptimin tonë për realitetin.
Një prej më të njohurve është iluzioni i skemës, që na shtyn të mendojmë se ka një skemë, atje ku në fakt nuk ka. Për shembull në lojën e llotos, ku numrat që dalin më rrallë, tërheqin më shumë bileta nga ana e atyre që luajnë, sikur t’i binden rastit më shumë se statistikës: “Numri X nuk ka dalë prej muajsh, kështu që është më e mundur që të dalë”.
Iluzioni i skemës, është pra iluzioni që ngjarjet rastësore (si dalja e një numri) nuk janë në të vërtetë rastësore, por i përgjigjen një skeme. Dhe lojtarët e lojërave të fatit janë viktimat kryesore.
Sigal