Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?

3027
Stresi
Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar, nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. 

Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, dhe konsiston në faktin sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person, ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë.Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar, por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

Stresi dhe përballimi i tij në jetën e përditshme
Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm në ate shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme,si dhe rrugët për t’u shëruar nga stresi ndryshojnë nga njëri person te tjetri. Por lind nevoja se si duhet të ruhemi nga stresi,si ta menaxhojmë atë, si ta reduktojmë, si të përballemi ndaj tij, sa lloj stresesh kemi dhe si stresi vepron ose se si individi reagon ndaj stresit… Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë individi. Përfshihet dhe problemi se stresi mund të jetë i pakalueshëm dhe se stresi ka shkallet e tij të ndryshme, pra jo çdo stres është i të njëjtit nivel të çdo individ i stresuar.

Ka disa teknika qetësuese për stresin:
1) Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit; 2)Shkruaj diçka që të bën të rrëfehesh të fshehtat e tua; 
3) Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë; 
4) Bëj diçka që të kënaq: një hobi ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund të na ndihmojë të relaksohemi. Punëtvullnetare në shërbim të të tjerëve na ndihmon të dobësojmë stresin; 
5) Qendra relaksimi ku prfshihen ushtrimet për frymëmarrjen,ushtrimet për qetësimin e muskujve,masazhe trupi,aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze; 
6) Aktivitete që njihen pak si psh.të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktikimi i ushtrimeve imagjinare, dëgjojmë muzikë qetësuese dhe qëndrojmë pranë njerëzve që bëjnë humor. 

Psikologjia njeh 2 lloj stresesh: Stresin negativ ose të dëmshëm-distresin,dhe stresin pozitiv ose të dobishëm-eustresin.Stresi është i pari reaksion natyror i argmiemit ndaj presioneve të jashtme ngacmuese. Për 1 zhvillim normal,fizik e psikik, njeriu ka nevojë për një dozë të caktuar stresi, i cili e detyron atë përmes tendosjeve dhe shtendosjeve të reagoj e veproj. Të gjithë ne kemi nevojë për tendosje dhe shtendosje, që është një princip bazë i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siç mund të kuptohet stresi është i rëndësishëm në jetë, e sidomos stresi pozitiv si fejesa, martesa, shtatzënia e dëshiruar, marrja e notave pozitive në shkollë, diplomimi etj…Ai është ndonjeherë i domosdoshëm që të na motivojë të bëjmë një jetë më intensive. Megjithatë stresi duhet të mbahet në kufijtë e tolerancës përndryshe mund të rrezikojë vërtet shëndetin. Mirepo,a mund t’iu rezistojë njeriu i ditëve të sotme shqetësimeve të përditshme, shpesh rutinore që na ngacmojnë hap pas hapi. Problemet financiare, presion i kohës, shqetësimet familjare e shoqërore, mungesa e infrastrukturës, problemet ndër faktorët kryesorë që ushtrojnë presion ndaj nesh e të cilave ne duhet t’u përshtatemi, këto ngarkesa nganjëherë mund të jenë të vështira për t’u përballuar nga aftësite tona, dhe mospërmbushja e tyre e mban organizmin në tension të vazhdueshëm, i cili përbë kërcënim serioz ndaj mirëqenies sonë. Ky nivel i stresit të vazhdueshëm provokon ndryshime të mëdha psiko-fizike, sa që me kohë mund të rezultojnë dhe me sëmundje madhore nga ato psikofiziologjike deri te ato kardio vaskulare. 

Stresi pozitiv dhe negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi, të cilat njeriu i ka zgjedhur vetë dhe që i zhytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën,trupi nuk mund t’i përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në negativ, nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmerimet e trupit. Të gjitha llojet e stresit kthehen në të dëmshme nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë në jetë, dhe nuk e kanë kushtuar vëmendjen atyre paralajmerimeve të trupit dhe shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu edhe për atë në punë. 
Sigal