“Si më ndaluan parakaloja para udhëheqjes”

567
Sigal

Flet piktorja dhe stilistja Eri Koliqi: “Dritëro Agolli dhe Sabri Godo, shkrimtarët dhe politikanët modernë”

Një grua plot vullnet dhe pasion. E dhënë shumë pas punës por dhe pas librit. Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë. Një nxënëse e shkëlqyer dhe me prirje të veçanta në pikturë. Por e ashtuquajtura biografi e asaj kohe që sot duket si ëndërr nuk e lejonte të çante përpara pasi kishte babanë të burgosur politik. Por ardhja e demokracisë i hapi dyert e jetës. Hapësirat për njeriun e aftë dolën në pah. Ajo sot është një piktore me një CV mjaft të pasur dhe një ndër stilistet më të njohura shqiptare. Megjithatë kur e pyet Erin se cila ka qenë dita më e vështirë ajo të përgjigjet: “Dita më e vështirë ka qenë kur nuk më lejuan të parakaloja para tribunës udhëheqjes se isha e bija e një të burgosuri politik. Këtu bëhet fjalë në kohën e sistemit komunist”.

  – Cilat ishin prirjet tuaja në moshën e adoleshencës dhe a mundët ti realizoni ato ?

 – Prirjet për pikturën mi kanë pikasur që e vogël. Profesori i vizatimit Mexhit Kokalari më inkurajonte në peizazhet. Më vonë në adoleshencë fillova të merresha me stilimet, të cilat i realizoja me mikeshat e mija

 – Cila ka qenë dita më e vështirë në vitet e shkollës ?

 – Dita më e vështirë ka qenë kur nuk më lejuan të parakaloja para tribunës udhëheqjes se isha e bija e një të burgosuri politik dhe pse isha e para e shkollës me rezultate.

 – Cilët janë piktorët dhe stilistët më të spikatur që ju i keni si shembull pune ?

 – Piktorët e realizmit socialist Guri Madhi, Sali Shijaku, Zef Shoshi gjithashtu piktorët e familjes Kaceli, të gjithë këta kanë qenë një shembull për mua. Nga piktorët e huaj adhuroj ngjyrat e Van Gogh dhe peizazhet e Jan Claude Monet. Përsa i përket stilistëve adhuroj Valentinon dhe Armanin .

 – Cila është piktura e parë dhe kur daton ajo?

 – Piktura e parë në vaj ka qenë një peizazh dimri me dëborë e realizuar në vitin 1993.

 – Ne këndvështrimin tuaj cilat janë problemet më të mëdha të piktorëve sot?

 – Në radhë të parë problemi financiar, mungesa e kushteve të punës dhe pamundësia e ekspozimit të punëve të tyre.

 – Sa piktura keni bërë dhe sa ekspozita keni marrë pjesë? Cila ka qenë ekspozita e parë?

 – Ekspozenë e pikturave e kam bashkangjitur me sfilatat që kam përgatitur.  E para ka qenë, më 11 maj 1997.

 – Kur e keni filluar profesionin e stilistes dhe kush të nxiti?

 – Gjithmonë kam punuar që e vogël dhe më ka nxitur pasioni im.

 – Sa sfilata keni organizuar?

 – Tri. Në vitet 1997, 1988 dhe 2000.

 – Cila ka qenë sfilata më e mirë që është mirëpritur?

 – Te tria kanë qenë të suksesshme. Atëherë u fol në shumë në media. U ftova në emision ne Televizionin Publik Shqiptar gjithashtu më vonë në TV Alba.

  – Ku e sheh veten më mirë në pikturë apo stiliste?

  – Nuk i ndaj dot.

  – Marrëdhëniet me pijet alkoolike?

  – Vetëm në ndonjë banket ose darkë konsumoj pak verë të kuqe.

  – Shprehja e preferuar?

  – Me punë arrihet gjithçka dhe po nuk rrezikove nuk fiton.

  – Lidhjet me kuzhinën dhe çfarë kuzhine pëlqeni?

  – Më pëlqen të gatuaj por nuk e kam ushtruar për shkak të punës që kam, më ka ndihmuar dhe familja. Më pëlqen gatimi tradicional.

  – Në konceptin tuaj, kush mund të quhet njeri ideal ?

  – I sinqertë, i çiltër, korrekt dhe me sens humori.

  – Çfarë është politika për ju dhe cili ka qenë pozicioni ndaj politikës në përgjithësi?

  – Jam simpatizante e së djathtës, por përgjithësisht jam indiferente.

  – Në këndvështrimin tuaj cilat janë problemet më të mëdha të mësimdhënies sot?

  – Niveli i ulët i arsimtarëve.

  – Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare postkomuniste?

  – Vlen shumë për të dëshiruar.

  – Një përkufizim për dashurinë?

  – Dashuria për mua është ushqimi shpirtit.

  – Moto nga cila udhëhiqeni në jetë?

  – Nuk heq dorë kurrë nga ajo që dua.

  – Një ditë pune e zakonshme?

  – Paradite në dyqan, pushimi në drekë që, në fakt pikturoj, dy orë pasdite prapë në dyqan, darka me familjen, orët e vona me pikturën.

  – Ku preferoni ti bëni pushimet?

  – Vetëm pranë detit.

  – Cili është për ju modeli politikanit?

  – Dritëro Agolli dhe Sabri Godo, janë artistë dhe politikanë.