Shuhet ikona tjetër e muzikës italiane, Pino Daniele

108

Është shuar gjatë mbrëmjes si pasojë e një infarkti këngëtari italian Pino Daniele. Konfirmimi për vdekjen e tij ka ardhur nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano.

Kantautori nga Napoli, i cili kishte mbushur 60 vjeç më 19 mars të vitit që lamë pas është goditur gjatë natës nga një infarkt.  

“Është një çast i tmerrshëm”,-  është shprehur vajza e tij Sara. Shumë mesazhe ngushëlluese kanë mbërritur në faqen zyrtare të këngëtarit nga kolegë të tij si Eros Ramazzotti apo Laura Pausini.

Mësohet se këngëtari i njohur napolitan, Pino Daniele është ndjerë keq në shtëpinë e tij në Toscana dhe përpjekja për ti dhënë ndihmën e parë nga familjarët ka qenë e kotë.

I pari që ka dhënë lajmin në web ka qenë kolegu i tij Eros Ramazzotti i cili ka shkruar: “Edhe Pino na la. Miku im i shtrenjtë, dua të të kujtoj me buzëqeshje, e unë ndërkohë që po shkruaj jam duke qarë.

Do të dua gjithmonë sepse ishe një person i pastër dhe një artist i madh. Faleminderit për gjithçka më ke dhënë vëllai im i madh, do të jesh gjithmonë në zemrën time,”-ka shkruar Ramazzotti. Një nga këngët e tij më të njohura në vendin tonë është edhe balada “Amore senza fine”.

Pino Daniele ka qenë një ndër emrat e këngëtarëve të dëgjuar edhe në vendin tonë. Disa nga albumet e tij më të njohura janë:

Terra mia (1977)

Pino Daniele (1979)

Nero a metà (1980)

Vai mò (1981)

Bella ‘mbriana (1982)

Musicante (1984)

Sciò live (1984, double live)

Ferryboat (1985)

Bonne soirée (1987)

Schizzechea with love (1988)

Mascalzone latino (1989)

Un uomo in blues (1991)

Sotto ‘o sole (1992)

Che Dio ti benedica (1993)

Iguana cafè (2005)

Il mio nome è Pino Daniele e vivo qui (2007)

Ricomincio da 30 (2008, triple anthology) ( ITA : Platinum )

Electric jam (2009) ( ITA : Platinum )

Boogie Boogie man (2010)

La Grande Madre (2012) etj.