Shtyhet lançimi i Samsung Galaxy S8

546
Sigal

Pas dështimit me Galaxy Note 7, Samsung ka përjetuar edhe
një dështim të madh që pritet të ndikojë në të ardhmen.

Pasi anuloi shitjet e pajisjes që shkaktonte shpërthime,
telefoni i ardhshëm i kompanisë thuhet se nuk do të lancohet në kohën që
pritet, por debutimi i tij është shtyrë.

Sipas
“Wall Street Journal”, Samsung Galaxy S8 pritej të lançohej në muajin shkurt të
vitit 2017 në panairin MWC, ndërsa tani thuhet se kjo pajisje nuk do të jetë
gati për këtë konferencë.

“Kemi
gjetur se nuk kishim identifikuar mirë problemet dhe jemi duke vazhduar punën
për të gjetur zgjidhje. Prioriteti jonë kryesor mbetet siguria e klientit dhe
korrigjimi i 100 për qind i gabimeve me Note 7”, ka thënë një zyrtar i
kompanisë për “WSJ”.