Shtëpitë Botuese më të vizituara janë ato prestigjiozet, “Morava”, “Bota Shqiptare”

652
Në ditën e dytë të Panairit të 20-të të librit “Tirana 2017” 

Dhe pse në ditën e parë pati debat mes Ministrisë së Kulturës dhe Shoqatës së Botuesve, libërdashësit nuk ngurruan të vizitojnë Panairin e shumëpritur. Dita e dytë e Panairit të 20-të të librit “Tirana 2017”, ka rezultuar më e suksesshme se një vit më parë. Sipas botuesve më të suksesshëm, numri i vizitorëve vërshoi drejt stendave qysh në orët e para të mëngjesit. Sipas tyre mund të thuhet, se kishte nga të gjithë grupmoshat, po rinia është grupmosha, e cila ka rritur vëmendjen ndaj librit në raport me vitet e tjera. Kjo është një shenjë e mirë. Kjo ka qenë dhe tendenca e botuesve për vite me radhë. Kjo dyndje drejt librit nga ana e rinisë tregon qartë, se tashmë rinia do t’i shkëputet botës së internetit dhe i është kthyer kapjes me dorë të librit. Panairi ka dhe një gjë specifike, pasi mundëson të gjithë dashamirësit që të marrin pjesë në promovimet e autorëve që kanë për zemër, ose t’i takojnë ata dhe të marrin autograf në stendat ku kanë ekspozuar librat e tyre. Këtë vit në shumë stenda shikon ulje çmimesh 20-30%, që ka bërë që për të njëjtën sasi lekësh që kanë planifikuar për librat këtë vit lexuesit të mund të blejnë më shumë libra. Pra kjo ulje e çmimeve ka bërë që shtëpitë botuese të tërheqin më shumë vëmendjen e lexuesve por edhe dëshirën për të blerë më shumë libra. Kjo nismë është bërë për arsye, se numri i blerësve rritet dhe dëshira e Shtëpive Botuese është të kënaqin të pasionuarit e librit. Kjo ulje ka marrë formë sidomos 6 vitet e fundit duke pasur parasysh kërkesat e blerësve në raport me pamundësinë e blerjes së të gjithave atyre librave që dëshirojnë. Ky lloj komunikimi me blerësin ka bërë që të rritet shitja, por njëkohësisht të kënaqet dhe lexuesi. 
Sigal