Shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër tashmë e hapur për vizitorët

546
“Shtepia Kadare”, që shkrimtari ia dhuroi Ministrisë së Kulturës, e cila u restaurua plotësisht vitin e kaluar, do të hapë dyert për të gjithë vizitorët në vitin e 80 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë.
Qendra ka si qëllim të tregojë një copë Gjirokastre dhe të krijojë një strehë ngjarjesh kulturore e letrare.
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë e Gjirokastrës, foli për rëndësinë e saj.
Ajo tha se “Shtëpia Kadare” nuk është thjesht një projekt rijetëzimi apo qendër muzeale dhe kulturore, por synon krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë.
Banesa do shërbejë gjithashtu për të tërhequr më shumë përkthyes e shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, të rinj të talentuar në fushën e letrave si dhe turistë me interesa kulturore.
“Shtëpia Kadare” është një projekt i përbashkët i Tiranës dhe Gjirokastrës, jo thjesht i dy institucioneve, por një nismë e drejtpërdrejtë e Ministres së Kulturës, znj. Kumbaro dhe Kryetares së Bashkisë, Gjirokastër, znj. Rami.
Sigal