Shtëpia 3 katëshe më unike në botë

614
Kjo është ndoshta shtëpia më interesante në botë. Është e gjithë mbrapsht, sic shihet në pamje, gjë që ka tërhequr mijëra vizitorë të huaj dhe që gjendet në taipei të Tajvanit. Shtëpia është mobiluar sipas stilit amerikan, në gjithcka, në karrige, tavolinë, dyer, tualeti e gjithcka tjetër. Ndërtimet për këtë shtëpi unike dhe të vecantë kanë nisur në muajin janar të këtij viti, pra ajo ka përfunduar së ndërtuari brenda dy muajve por punëtorët tregojnë se kanë punuar pa pushim për të arritur qëllimin e tyre dhe deadlinen. Shtëpia i hapi dyert më 6 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për të gjithë kuriozët dhe të interesuarit deri më 22 korrik. Shtëpia është 3 katëshe, ajo është një shtëpi tipike banimi, ka një dhomë ndenje, një tualet, një garazhd dhe një tjetër dhomë gjumi, ka një korridor dhe është e gjitha rreth 334 metër katror. Organizatorët thonë se punimet kanë zgjatur fiks 2 muaj dhe ka kushtuar 600 mijë dollarë. Shtëpia ka tërhequr vëmëndjen e qindra vizitorëve brenda ditës. Ajo është lyer me ngjyra brenda dhe jashtë, ku mbizotëron roza dhe mobiljet kanë ardhur nga amerika, sipas stilit amerikan. Punëtorët kanë shfrytëzuar motin e mi, të thatë dhe pa shi për të përshpejtuar punimet.
Sigal