Shqiponjat po zhduken dalëngadalë

1190
Sigal

Në Shqipëri, grabitqarët po vdesin dalëngadalë. Popullsia e shqiponjave është reduktuar në mënyrë drastike përgjatë viteve të fundit.

Shqiponja mbretërore është një specie e cila gëzon mbrojtje të veçantë në vendin tonë, duke qenë simbol i shqiptarëve dhe ikonë e flamurit. Edhe duke qenë e tillë, ajo është masivisht shënjestër e gjuetarëve, të cilët pas ballsamosjes e përdorin atë për qëllime dekorimi në bizneset e tyre.

“Mendohet që popullata këto 20 vitet e fundit të jetë reduktuar me 50 %. Dikur, përpara 20 vitesh, mendohej se kishim 100, 200 çifte shqiponjash në Shqipëri, sot numri i tyre ka rënë deri në 50-100 çifte”, tha ornitologjisti Taulant Bino. 

Shqiponja është viktimë e vetë statusit të saj të shenjtë, pasi vritet për të dekoruar lokalet e vendit. Në 10 vjet, rreth 150 000 zogj janë vrarë. Aktet e gjuetisë në vendin tonë sanksionohen vetëm nga gjobat. Megjithatë,  Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se dënimet me burg do të vendosen së shpejti.