Shqipëria turistike, gjithnjë e më e frekuentueshme nga Perëndimorët

567
Institucionet shtetërore që merren kryesisht me promovimin e turizmit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik kanë pasur si objektiv rritjen e numrit të turistëve në krahasim me vitet e tjera. Kemi një rritje mbi 25 për qind të numrit të turistëve, por e rëndësishme nuk është vetëm ardhja e tyre në Shqipëri por edhe se sa kohë ata qëndrojnë këtu. Persona të moshave të mesme dhe shumë të rinj shihen çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Nga statistikat që kemi rezulton se vizitat e tyre janë dy ose tre ditore dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse nuk duam që ata të jenë thjesht kalimtarë në vendin tonë. Pas shtimit të numrit të turistëve nga Kosova, tashmë preferojnë Shqipërinë si destinacionin e të tyre për këtë vit edhe turistë nga vendet e tjera të Ballkanit, si nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovine dhe nga Turqia. 

Kryeqyteti është mbipopulluar ditët e fundit nga këta turistë. Në çdo rrugë të Tiranës mund të shohësh me dhjetëra të tillë të cilët ecin me harta në duar për të kuptuar vendndodhjen e tyre. Por jo vetëm Tirana është e mbushur plot me turistë. Gjirokastra është qyteti muze që vizitohet në katër stinët e vitit krahas me Beratin dhe Krujën. Por, në stinën e verës, sidomos gjatë këtij muaji, këto qytete presin vizitorë më shumë se në stinët e tjera. Historia e tyre, arkitektura, kultura dhe veprat e artit, bëjnë që këto qytete të kenë vizitorë nga mbarë bota. Shtimi i këtyre turistëve në qytetin e Gjirokastrës ka nxjerrë problemin e shoqëruesve të tyre në pikat dhe vendet më të veçanta për qytetin. Kështu që shumë të rinj që njohin mirë historinë e qytetit të tyre, vendet turistike të tij, si dhe zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze apo edhe ndonjë gjuhë tjetër, janë ofruar vullnetarisht si udhërrëfyes për turistët në qytetin e Gjirokastrës. Sinjalistikës turistike të këtij qyteti i është shtuar edhe një tabelë treguese për Tunelin e Luftës së Ftohtë. Ky objekt tashmë është kthyer në një vend tepër kurioz për t’u vizituar nga turistët e huaj. Për sa i përket vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, Shëngjin të Lezhës, Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë e shumë vende të tjera.
Sigal