Shqipëria pjesë e Festivalit të Kanës me filmin ”The Van”

565
Sigal

Shqipëria do të jetë  pjesëmarrëse në Festivalit e Filmit në Kanë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër me prodhimin kinematografik “The Van”.

Ky film është një bashkëprodhim shqiptaro-francez nën regjinë e Enerik Beqiraj. Gjithashtu në këtë film me metrazh të shkurtër luajnë aktorë shqiptarë si Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj dhe Romir Zalla.

Pjesë e kastit është edhe aktori francez Phénix Brossard. ‘The Van” është përzgjedhur mes mijëra dhe më pas qindra filmash deri në listën përfundimtare të filmave me metrazh të shkurtër që do të shfaqen në festivalin prestigjioz.

Në edicionin e radhës të Festivalit të Kanës do të jenë pjesë 4240 filma. Në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, ku është edhe vendi ynë do të konkurrojnë 11 filma nga vende si Shqipëria, Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Israeli, Ukraina, Suedia dhe SHBA- të.