Shqipëria në mendjen time

112

Adam Yamey, shkrimtari që shkroi për Shqipërinë

Gëzim Llojdia

Ai quhet Adam Yamey, shkruan për Shqipërinë, duke e parë atë në kontekstin e historisë të dikurshme së saj të trazuar dhe të të së tashmes së saj të gjallë. Ai plotëson vëzhgimet e tij, me ato të udhëtarëve të mëparshëm, por dhe me opinionet e atyre, me të cilët ai ka folur dhe takuar në Shqipëri. Ky libër informativ dhe zbavitës prezanton një hyrje, në një nga vendet më pak të njohura në botë. Mes të tjerave ai shkruan: Populli shqiptar jeton në të gjithë Ballkanin dhe në Lindjen e Mesme, për të mos përmendur një pjesë të tij që ka emigruar në Evropën Perëndimore dhe SHBA, në dy shekujt e fundit. Disa prej tyre tani jetojnë në shtete të pavarura, të cilat qeverisen nga shqiptarët, të formuar ose kohët e fundit, si p.sh., Republika e Kosovës (themeluar, më 2008), ose në Republikën e Shqipërisë (themeluar, më 1912). Autori i këtij libri për Shqipërinë botuar në 2014-n, Adam Yamey, për herë të parë vizitoi Shqipërinë në vitin 1984, kur vendi qeverisej nga një regjim represiv kryesuar nga diktatori Enver Hoxha (1908-1985), admirues i zjarrtë i Josif Stalinit. Vendi ishte pastaj “hermetikisht” i mbyllur nga pjesa tjetër e botës, edhe më shumë se sa është sot, Koreja e Veriut. E vetmja mënyrë për një turist, për të vizituar Shqipërinë në vitin 1984, ishte që t’i rezistonte një mbikëqyrjeje të rreptë nga sigurimi ku gjatë turit vizitorët duhet të shihnin vetëm atë që ata donin autoritetet shqiptare. Qëllimi i tyre ishte për t’i dërguar turistët në vendet e tyre nga kishin ardhur me përshtypjen se Shqipëria ishte një ‘parajsë’, të cilën vendet e tjera duhet ta kenë zili. Për të krijuar këtë përshtypje, vizitori i huaj nuk lejohej të komunikojë me qytetarët shqiptarë, nuk lejohej të ‘humbasë’, të ndahet nga grupin gjatëë turit. Nuk lejohej të hajë në praninë e shqiptarëve, nuk lejohej të bëjë çfarëdo fotografie, nuk i lejohej të mbante çdo lloj libri apo literaturë problematikë të caktuar, duke përfshirë veprat fetare dhe kështu me radhë. Pavarësisht nga këto kufizime, Adami i ardhur nga larg ka pasur rastin të shijojë një pamje interesante të vendit më të bukur në Ballkan. Enver Hoxha vdiq në vitin 1985 dhe u zëvendësua nga Ramiz Alia. Pesë vjet më vonë, dy vjet pas rënies së Murit të Berlinit, diktatura staliniste në Shqipëri rrëzohet zyrtarisht. Për herë të parë, që nga pavarësia, në vitin 1912, shqiptarët filluan të përjetojnë demokracinë e vërtetë. Në fillim, kjo nuk ishte e lehtë. Gjatë viteve të para të ekzistencës post-komuniste Shqipëria, ka pasur përballë shumë sfida me të cilat u ballafaqua. Për shembull, politika komplekse e brendshme, fqinjët e saj, ish-Jugosllavia, në vitin 1997 – një luftë civile, po kështu Lufta e Kosovës për pavarësi. Në maj të vitit 2016, Adami bëri një vizitë tjetër në Shqipëri. Ai dhe gruaja e tij morën një makinë me të cilën vizituan të gjithë vendin. Në këtë udhëtim, Adami dhe gruaja e tij mund të bisedonin lirshëm me çdo shqiptar që takonin, të udhëtonin, kudo që ata dëshironin, mund të hanin dhe pinin bashkë me vendasit, të bënin fotografi pa kufizime, dhe kështu me radhë. Ata erdhën nga vendi i largët me përshtypje të favorshme dhe kujtime të lumtura. Gjatë udhëtimit të tij të fundit, autori mbajti shënime të detajuara për udhëtimit. Këto shënime formuan bazën për të shkruar “rizbulimin e Shqipërisë”. Udhëtimi i Adamit përmes Shqipërisë, dhe vëzhgimet e siguruara personalisht apo edhe anekdotat gjatë tij i japin lexuesit një ide se çfarë të presë kur viziton vendin e shqiponjave.