Shqipëri, o yll e dritë, Anë e mbanë me banditë!

113

Shqipëri o yll e dritë,

Kush t’i vodhi  bukuritë,

Kush t’i vodhi t’i grabiti,

Shejtani dhe jeziti !…

 

Ku i ke fushat e gjera,

Janë  shkretuar që të tëra,

Anë e mbanë këtij vendi,

Rritet  ferra  edhe  gjëmbi !…

 

Ku i ke pyjet e bukur,

T’i  kanë prerë e t’i kanë zhdukur,

Ku janë gjithë ato qyteza

Janë mbuluar nga e zeza !…

 

Ku i ke fshatrat me radhë,

Janë kthyer në gërmadhë,

S’kanë frymën që u jep jetë,

Gjithë ikën në kurbet!…

 

Kombinatet dhe uzinat,

Kjo kohë u vuri minat,

E pësoi gjithë Shqipëria,

E pësoi nga barbaria !…

 

Shqipëri o yll e dritë,

Anë e mbanë me banditë,

Pasi shpërtheu Gërdeci,

T’u shtuan si karkaleci !…

 

Karkalecat – re e zezë,

E kthyen vendin varrezë,

Se kur karkaleci sulet,

Thahet bari, thahen lulet !…

 

Ku janë ato miniera ,

I mbulojë gjembi dhe ferra,

Ku është nafta dhe bitumi,

Të gjitha i mori lumi !…

 

Po ne do ta hedhim hallin,

Me Berishën dhe Topallin,

Me Shpëtimin dhe Vangjelin,

Që na vunë në grykë çengelin !…