Shqipëri – Çeki, Gala Koncert/90 vjet marrëdhënie diplomatike midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë

548
Sigal

Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka nderin të informojë se ditën e mërkurë, më 12 shtator 2012 do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ora 19:30 Gala Koncerti për të festuar 90 vjet Marrëdhënie Diplomatike midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë. Në këtë Gala Koncert do të jenë të pranishëm përfaqësues të Republikës së Shqipërisë, Trupit Diplomatik, personalitete shqiptare nga sferat akademike dhe të artit, si dhe personalitete të tjera që kanë lidhje të ngushta me secilin nga dy vendet. Programi i Gala Koncertit përmban pjesë të famshme nga muzika klasike e kompozitorëve çekë dhe shqiptarë (programi bashkëlidhur). Solistë do të jenë Sopranoja e re çeke znj. Barbora Perná dhe Tenori shqiptar Elson Braha. Koncerti do të dirigjohet nga z. Karel Smékal, Zëvendësambasador i Republikës Çeke, i cili ka studiuar për Dirigjim dhe Kompozim në Konservatorin e Pragës përpara se t’i bashkohej shërbimit çek të Diplomacisë, dhe Dirigjenti i ri shqiptar z. Valmir Xoxa.