Shpresa Peci: “Nuk mendoj për të dashur, kam shumë sfida përpara”

723
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja tropojane Shpresa Peci. As nuk e çoj në mend plazhin nudo

 Një femër që gjithmonë është në kërkim të vetvetes. E palodhur por dhe shumë studiuese. Jo vetëm modele por ajo është studente për gazetari, lëvron poezinë dhe tenton drejt tregimit. Asnjëherë nuk thotë u lodha dhe kurrë se mendon se bukuria është primare në jetë. .

 – Modele një profesion shumë i vështirë po aq dhe i bukur, kush ju nxiti apo ju zbuloi në këtë rrugë?

E kam pas ëndërr që e vogël, ishte thjesht dëshira ime për të vazhduar këtë rrugë kaq të bukur.

– Cila ishte sfilata e parë që morët pjesë, ku dhe si u ndjetë pas sfilatës?

Unë jam fotomodele jo për modeling. Jam marrë më shumë me foto sepse kjo është ajo që unë bëj më mirë.

– Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet?

Të them të drejtën fiks nuk më kujtohet se në sa sfilata kam marrë pjese dhe vlerësimet kanë qenë normalisht pozitive.

 -A je ndjerë ndonjë moment keq në këto sfilata?

Po, sigurisht që, ka pasur momente që jam ndjerë keq, por kjo ka ndodhur në fillim kur sfiloja për t’u bërë pjesë e ndonjë agjencie, sepse agjencitë pranonin vetëm ato vajza që njihnin dhe jo ato që vërtetë e meritonin dhe unë ndjehesha shumë keq nga kjo gjë.

-A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet?

Jo, nuk i ka.

-Cilat janë top modelet që ju keni më për zemër?

Modele ka të shumta por do të veçoja modelen shqiptare nga Kosova, Zana Krasniqi

-Thuhet se modelet bëjnë një regjim të fortë, ushqimi, pra dietë, a nuk kaloni në anoreksi? Cila është dieta juaj ditore?

Po është e vërtetë që modelet mbajnë dietë për të pasur një trup sa më perfekt, por të them të drejtën unë nuk mbaj dietë mund të ha çfarë të dua dhe përsëri nuk shëndoshem, por sigurisht që merrem me ushtrimet fizike.

-Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik në ndonjë pjesë të trupit?

 Jo s’e kam menduar, por jam e kënaqur me trupin që kam.

– Tropoja një vend paksa fanatik, a keni gjetur mbështetjen e familjes për këtë profesion?

Po të them të drejtën nga fillimi e kanë pasur pak si të vështirë, por duke komunikuar me prindërit veçanërisht me babin se ai e kishte më shumë problem, arrita t’i bindja se kjo është puna që unë dëshiroj të bëjë.

-Keni menduar ndonjëherë të dilni në plazh nudo?

Jo nuk kam menduar, po as nuk e besoj se do të mendoj ndonjë herë të punoja.

– Rrobat e plazhit të preferuara?

 Bikini, ngjyre jeshile.

– A pini duhan dhe alkool?

Asnjërën nga këto të dyja.

-Ju studioni për gazetari, çfarë ju pëlqen tek ky profesion?

Tek ky profesion më pëlqen puna e vështirë që hasin gazetarët për marrjen e informacioneve edhe pse nganjëherë jeta e tyre është në vështirësi.

-A ka lidhje të qenit modele me gazetarinë?

Më pëlqen bota e televizionit, këtë të përbashkët kanë këto dy profesione. Pra dhe modele dhe gazetare i përkasin botës së televizionit, që për mua është magjik.

 -Cila gazetari është më pranë jush, televizive, radiofonike, apo ajo e shkruar?

 Ajo televizive me pëlqen shumë dhe do kisha shumë dëshirë të merresha me këtë profesion pas përfundimit të universitetit. Por me kalimin e kohës do më pëlqente që të merresha edhe me të shkruar.

A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

–      Jo nuk jam e dashuruar. Dashuria është ndjenja më e pastër që e bën njeriun të ndjehet i lumtur. Siç e ka thënë dhe filozofi, politologu Shën Agostini “Dashuro dhe bëj ç’të duash”. Pra njeriu kur dashuron është i lumtur dhe kurrë nuk mendon për të bërë keq nga ndjenja e madhe Dashurisë që ka brenda tij.