Shpesh herë ziheni më partnerin, për një fjalë goje? Mos i thoni kurrë këto 10 gjëra

848
Komunikimi në një marrëdhënie është shumë i rëndësishëm, por jo gjithmonë duhet t’i shprehim partnerit çdo gjë që na shkon në mendje. Ndonjëherë që gjërat të funksionojnë dhe marrëdhënia të shkojë sa më mirë duhet të tregohemi të rezervuar në ato që themi.
Disa prej gjërave që nuk duhet t’i thoni partnerit:
1.Je fiks si ishi im
Askujt nuk i pëlqen ta krahasojnë më dikë tjetër dhe sidomos kur bëhet fjalë për ish-in.
2.Të urrej
Duhet të keni kujdes me fjalën “të urrej”, pasi është po aq e fortë sa fjala “të dua”, pa dashur mund të krisni marrëdhënien tuaj.
3.Ti kurrë ose ti gjithmonë
Është e gabuar t`i vini në dukje çfarë bën ai më shpesh ose çfarë nuk bën. Këto dy fjalë tingëllojnë pak rëndë, prandaj zgjidhni një mënyrë tjetër për t`i shprehur pakënaqësitë tuaja.
4.Nejse
Fjala “nejse” tregon anashkalim të bisedës dhe nuk duhet përdorur pa u sqaruar plotësisht, pasi mund të acarojë situatën.
5.Qetësohu
Kjo fjalë përveçse nuk qetësojnë askënd, mund t`i acarojë edhe më tepër.
6.Të komplimentosh një mashkull tjertër
Një mashkulli nuk i pëlqen që ti të komplimentosh një mashkull tjetër në sy të tij, pasi e bën të ndihet inferior.
7.E urrej mënyrën si vishesh
Në vend që të përdorni këto fjalë, të cilat janë ofenduese, do të ishte më mirë t`i sugjeronit një veshje që ju pëlqen.
8.Diçka fyese për të afërmit e tij
Edhe pse mund të mos i pëlqeni të afërmit e tij mundohuni mos ta shprehni mb shumë seç duhet, ose ta thoni në një mënyrë që të mos tingëllojë fyese.
9.Të zgjedh mes teje dhe shokëve
Një mashkulli nuk i pëlqen kur e vendos përballë kësaj zgjedhje. Duhet të kuptoni që gjithsecili ka vendin e tij dhe mundohuni që këtë gjë ta kuptojë edhe ai.
10.Të fiksohesh me ishin e tij
Gjëja më e gabuar që mund të bësh në një lidhje është të fiksohesh me lidhjet e kaluara të partnerit. Përveçse është diçka që nuk ndikon mirë te ju dhe tregon kompleks inferioriteti, kjo gjë e mërzit partnerin dhe mund të ndikojë keq në marrëdhënien tuaj.
Sigal