Shpërthen edhe një S7 në Kanada, shkakton djegie të shkallës së tretë në kyçet e duarve një 34-vjeçari

473
Sigal

Kthehet
makthi për Samsung. Pas tërheqjes nga tregu dhe ndalimit të prodhimit të
 Galaxy Note 7, tani është radha e smartphone S7. Episodi i parë i
shpërthimit të telefonit,  për këtë model është regjistruar në Winnipeg,
Kanada.

Një 34-vjeçar mekanik, Amarjit Mann, për shkak të
telefonit tani e gjen veten me djegie të shkallës së tretë në kyçet e duarve
dhe djegies të shkallës së dytë tek duart, me pamundësinë për të punuar për
katër javë. Por si  Galaxy S7 mundi të  shpërthejë në duart e Mann?

Është ende e vështirë për t’iu përgjigjur. Për momentin,
Samsung vlerëson historinë e burrit, i cili ndërsa ishte duke drejtuar makinën,
vuri re se smartphone në xhepin e tij ishte mbinxehur. Ai e mori
 telefonin në dorë dhe i shpërtheu. Kompania refuzona të japë shpjegime në
lidhje me incidentin dhe thotë se këtë do ta bëjë pas shqyrtimit të mbetjeve të
produktit të saj: Kompania thotë vetëm kaq:-“ Siguria e konsumatorit është
prioriteti ynë dhe ne mbetemi të gatshëm për të punuar me të gjithë ata që kanë
hasur probleme me një produkt Samsung”.