Showgirl rrëfehet: “Kam pasur një histori me Maradonën 26 vite më parë”

741
Carmen Di Pietro tregon ekskluzivisht për të përjavshmen Spy, në numrin e të premtes 24 nëntor, një scoop të jashtëzakonshëm të jetës së saj. Showgirli ishte në një marrëdhënie të fshehtë me Diego Armando Maradonën, në kohën kur ishte idhulli i Napolit.
‘Nuk e kam thënë asnjëherë, për të mos krijuar probleme. Ishte fillimi i viteve 90-të dhe me Diego jemi frekuentuar për një vit e gjysmë’. Për të përjavshmen Carmen DI Pietro ka treguar :’Një mbrëmje kur kisha shkuar për ta takuar në Napoli, po bëja dush në hotelin ku qëndroja. Ai mbërriti më shpejt dhe unë isha akoma në vaskë. Kështu vesha rrobdishanin dhe shkova të hapja derën dhe i thashë që po lahem dhe skam mbaruar ende. ’Mund të vazhdoj të të laj unë? Më tha. ‘po e bëj për ty’.
‘Atëherë unë isha e lirë dhe për mua ai ishte një idhull. Isha shumë e dashuruar me të, por nuk mendoja për martesë. Isha shumë e re. Po bëja provimin tim të parë si modele dhe ishte koha në të cilën flija në trena.
Përveç Maradonës, Carmen Di Pietro ka pasur lidhje edhe me një tjetër ishull të Napolit, Daniel Fonseca. Lidhje e tyre nisi në 1993, kohë në të cilën sulmuese uruguaian ishte i martuar.
Sigal