Showbiz-i në zi! Shuhet nga jeta në moshën 28- vjeçare këngëtari i njohur

944
Sigal

Ndahet nga jeta vokalisti i grupit të njohur të rokut “We Came as Romans” Kyle Pavone.

Lajmin e hidhur për vdekjen e 28-vjeçarit e bënë të ditur anëtarët e tjerë të grupit me anë të një postimi në Instagram.

“Sot muzika humbi një tjetër talent me vdekjen e Kyle Pavone nga “We Came as Romans”. Jemi të shkatërruar nga ndarja e tij e parakohshme nga jeta. Do të na mungojë buzëqeshja e tij, sinqeriteti, shqetësimi i tij për të tjerët dhe talenti në muzikë”, shkruanin anëtarët e tjerë.

Gjithashtu ata u shprehën se arsyeja e vdekjes së tij ende nuk bëhet e ditur.

Pavone u bë pjesë e grupit në vitin 2008, në Michigan ku ishte vokalisti kryesor.

ghcfhfhj.jpg