Shoqata kulturore “Iliria” në Slloveni mbanë gjallë identitetin shqiptar

1069
Sigal

Shoqata kulturore shqiptare “Iliria, në Koper, përfundon aktivitetet e saj të festave të nëntorit me kampionatin e ndeshjeve të futbollit, ku ndeshjen e fundit e pati me një skuadër të Koprit. Me përkrahjen zërave të shumë tifozëve shqiptar, fitoi 2-1. Shoqata “Iliria” është integruar mjaftueshëm në realitetin slloven, pasi dhe mediat sllovene janë të interesuara. Kështu, RTK ka dhënë shpesh në programet e veta nga aktivitetet që zhvillon kjo shoqatë. Progresi i kësaj shoqate aktive, ka marrë jetë dhe frymë nga kontributi i kryesisë së saj si dhe kryetarit të shoqatës Zotit Heset Ahmeti, i cili bënë të mundur integrimin në shoqërinë civile sllovene apo mes emigrantëve shqiptar nga të gjitha trevat, duke organizuar takime mes shoqatave, festa të ndryshme, për të mbajtur gjallë e lartë identitetin tonë. Ndihmë të madhe e të pakursyer ka dhënë dhe jep i ngarkuari me punë në ambasadën shqiptare në Lubljan, zoti Ardian Simoni, i cili ka qenë dhe është prezent jo vetëm në festat e organizuar nga shoqata, por dhe i interesuar në marrëdhënie me anëtarësinë e gjerë, për të parë mbarëvajtjen e tyre dhe bashkë me kryesinë e shoqatës, interesohen për të lehtësuar nevojat e ndryshe të tyre. Kryesia e shoqatës “Iliria” me rastin e 101- vjetorit të Pavarësisë, i akordoi zotit Ardian Simoni një falënderim, me këtë motivacion: “Shoqata kulturore “Ilira” falënderon të ngarkuarin me punë zotit Ardian Simoni, për përpushjen e detyrimeve si diplomat, me shpirt misionari, ndershmëri qytetare dhe cilësi intelektuale të spikatura, në përpjekjet për të qenë jo vetëm përfaqësues i Republikës së Shqipërisë, por njëherësh, referim i afërt dhe i përhershëm për të gjithë komunitetin shqiptar, të cilin e ka mbështetur bujarisht, në procesin e identifikimit, evidentimit dhe afirmimit të vlerave më fisnike të popullit tonë në realitetin Slloven”.

Rajmonda Popaj