Shoqata Japoneze e Turizmit sugjeron Beratin

526
Japonezët shquhen si turistë të rafinuar dhe për këtë arsye, agjencitë vendase të turizmit përpiqen vazhdimisht që të japin këshillat më të mira. Shoqata Japoneze e Turizmit (JATA) ka ndërtuar një listë me 30 qytete dhe vende që duhet të vizitohen në Europë. Në mesin e destinacioneve të sugjeruara nga shoqata, është edhe qyteti i “një mbi një dritareve”, Berati. Prestigjozja britanike “The Telegraph”, e ka publikuar këtë listë dhe e përshkruan kështu qytetin shqiptar:
“Mangalemi, një lagje e vjetër e qytetit të Beratit, qëndron në krah të Lumit Osum dhe është një nga zonat e mbrojtura nga UNESCO. Në Mesjetë, ishte një fortesë e Perandorisë Bizantine, gjë që dëshmohet edhe nga Kalaja e qytetit”.
Sigal