Shoqata e pronarëve: Mos njihni ATP-në, shkoni në gjykatë

1337
Shoqatat e pronarëve nuk heqin dorë nga kundërshtitë e tyre në lidhje me ligjin për trajtimin e pronës. Në një reagim të fundit Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve Pronësi me Drejtësi, u bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Gjykatën Administrative para se të përfundojnë afati ligjor 6 muajsh. Shkelja e këtij afati penalizon pronarët.

Më datë 10 maj 2017 Agjencia e Trajtimit të Pronës shpalli në faqen zyrtare elektronike të institucionit dhe në mediat publike listën e vlerësimit të Vendimeve Përfundimtare të subjekteve te shpronësuara që zotëronin një vendim përfundimtar Komisioni të Kthimit e Kompensimit të pronave, për kompensim, për vitin 1995. Sipas nenit 19 pika 3 e ligjit ,lista me vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare të shpallura nga ATP më datë 10 maj 2017, bëhet titull ekzekutiv me datë 10 qershor 2017 në qoftë se nuk ankimohet nga subjektet e shpronësuara . Sipas ligjit pas datës 10 qershor 2017 lista e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për kompensim te vitit 1995 nuk mund të ankimohet më për asnjë lloj arsyeje apo shkaku , në asnjë institucion gjyqësor Shqiptar apo edhe atë të Strasburgut .

Ky ankimim duhet bërë në gjykatën administrative të Apelit brenda datës 10 qershor 2017 , pra brenda 30 ditëve nga data e publikimit të aktit . 

Të detyrueshëm e kanë këtë ankimim ; 
a) Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar e gjejnë veten ne zërin “Ezauruar” në listë (janë 730 subjekte të tilla) . Ju sqarojmë se emërtimi “Ezauruar” do të thotë se ju ka humbur e drejta për kompensim sipas ligjit sepse prona që ju prisnit t’ju kompensohej është në vlerë më e vogël se ajo që ju është kthyer , kjo sipas përcaktimit absurd ”përfitime të zbritshme“ të ligjit .

b) Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar për vitin 1995 kanë një vlerë kompensimi të publikuar me të cilën nuk janë dakord . Në listën e publikuar nga ATP-ja janë 1422 subjekte, në vendimet për kompensim të cilëve është ndryshuar zëri kadastral I pronës nga “tokë truall” në “tokë bujqësore” gjë që ka sjellë një ulje drastike të vlerës së pronës së tyre.

Në listën e vendimeve të vlerësimit financiar të vendimeve 2384 vendime janë pa vlerësime ato nga ATP- ja janë trajtuar si dosje me mangësi. Pronarët e këtyre vendimeve duhet që brenda 6 muajsh pra deri më datë 10 nëntor 2017 të plotësojnë mangësitë që ka vlerësuar ATO- ja. Mangësi e tyre kryesore është mospërcaktimi I zërit Kadastral të dokumentit të origjinës së pronës së tyre nga ATP- ja. Pra ata duhet të bindin ATP- në se toka e tyre ka qenë brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në momentin e shpronësimit. Në të kundërt ATP- ja do jua vlerësoje pronën e tyre në rastin më të mirë, si tokë bujqësore dhe në qoftë se kanë brenda kësaj toke ndonjë pjesë të kthyer vendimi do të jetë “ke humbur të drejtën e kompensimit“ pra je Ezauruar. 

Për sqarim duam të informojmë opinionin publik:
1) Në vlerësimet financiare për vitet 1993- 1994 të ATP; me termin “EZAURUAR” ishin 472 vendime për kompensim të pronarëve . Në këto vendime pronarët e tyre në shkallë vendi duhet të kompensoheshin për një sipërfaqe trualli prej 118.1 hektarësh dhe që vlerësoheshin me një vlerë prej 12.9 miliard lekësh sipas ligjit të vjetër(9235) . Për hir të faktit se këtyre subjekteve të 472 vendimeve ju ishin kthyer vetëm 4.4 hektarë tokë. Agjencia e Trajtimit të Pronës në zbatim të ligjit 133/15 ju ka mohuar kompensimin e kësaj sipërfaqe toke prej 118 hektarësh dhe I ka vlerësuar si të kompensuar. Pra me ligj shteti ju ka mohuar dhe vjedhur këtyre pronarëve një vlerë prej 12.9 miliard lekësh të reja. 2)Po ashtu ishin një pjesë e 1667 subjekteve pronare, që si rezultat I ndryshimit të zërit kadastral të tokës nga truall në tokë bujqësore, kanë humbur dhe ju është vjedhur me ligj një vlerë kompensimi prej 19.2 miliard lekësh të reja. Në këto vendime që bënin fjalë për kompensimin e një sipërfaqe trualli prej 426.4 hektarësh në shkallë vendi, nga ana e ATP-së me vlerësimin sipas ligjit të ri, janë vlerësuar si tokë truall vetëm 91.8 hektarë dhe pjesa tjetër është vlerësuar si tokë bujqësore. 1863 vendime nuk ishin të vlerësuara, ato ishin klasifikuar “dosje me mangësi” . Pronarët e këtyre vendimeve brenda datës 30 nëntor 2016 duhej të bindnin ATP- ne se toka e tyre ka qenë truall para vitit 1945. Në qoftë se nuk e bënin një gjë të tillë toka e tyre do vlerësohej si tokë bujqësore me vlerë minimale ose do vlerësoheshin “Ezauruar” . Deri më sot ATP- ja nuk e ka publikuar vlerësimin e këtyre 1863 vendimeve. Pronarët e këtyre vendimeve me publikimin nga ATP- ja të vlerësimit të këtyre vendimeve duhet që brenda 30 ditëve nga data e publikimit të bëjnë ankimimin në gjykatën e Apelit Administrativ. Edhe vendimmarrja e ATP- së për vendimet e vitit 1995 publikuar më datë 10 maj 2017, për 730 vendimet “ezauruar” dhe 1422 vendimet me ndryshim të vlerësimit nga tokë truall në tokë bujqësore po këtë trend vlerësimi do të ketë. Në kaq pak kohë e kemi të pamundur të vlerësojmë humbjen ekonomike që do të kenë pronarët e këtyre vendimeve . ATP- ja ka vlerësuar sipas saj vendimmarrjen e vendimeve të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, për kompensim, për vitet 93, 94 e 95. 

Ky është shpronësimi për herë të dytë pas 72 vitesh i pronarëve shqiptare. Sipas vlerësimit të ATP- së nga viti 2008 e deri më sot nga pronarët janë depozituar 10131 kërkesa për njohje të së drejtës së pronës që në nenin 20 vlerësohen si “kërkesa të patrajtuara” . Ka 10 vjet që këto dosje të depozituara nga pronarët shqiptare në zyrat e shtetit shqiptar nuk janë trajtuar ndërkohë që armata e nëpunësve të shtetit shqiptar punon ditë e natë për t’ju legalizuar pronat e pronarëve shqiptarë personave që në harkun e 26 viteve kanë zaptuar ato me bekimin e shtetit shqiptar, për të ndarë përsëri toka me ligjin 7501 dhe për zbatimin e 14 ligjeve në fjalë. Ne 10131 dosje të depozituara kërkesa e pronarëve shqiptarë është që t’ ju njihen, kthehen apo kompensohen 4185 ha tokë Truall dhe 144024 ha tokë bujqësore, pyll e kullotë. Sipas nenit 20 të këtij ligji dosjet tuaja, ndonëse presin prej vite e vitesh të vlerësohen nga Agjencia, në të vërtetë do të skualifikohen, nëse Agjencia konkludon, se pronat që ju prisni t’ju kthehen apo kompensohen nga shteti janë “prona të zëna” sipas ligjit për legalizimet, ligjit për faljen e tokave bujqësore, ligjit 7501 si dhe sipas të gjithë ligjeve të tjera që I bashkëlidhen ligjit në fjalë në formën e “Shtojcës 1” ; Shoqata është e vendosur, që të kundërshtojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut papajtueshmërinë e këtyre mënyrave poshtëruese të vlerësimit të pronave tona me Konventën Evropjane. Pengesat e paparashikueshme dhe arbitrarë të autoriteteve më të drejtat tona themelore në dy dekadat e fundit na kanë mësuar se në nivelin e brendshëm ne nuk gëzojmë asnjë mbrojtje konkrete ose efektive dhe se e drejta jonë ligjore ndërkombëtare është alternative jonë e fundit dhe alternativë e vetme e besueshme dhe efektive për të mbrojtur të drejtat tona themelore. Ne besojmë që ndryshe nga sa dëshmoi gjykata Kushtetuese me vendimin e saj edhe në këtë rast të paktën në nivel ndërkombëtar zotësia jonë juridike për të kundërshtuar shkeljet e të drejtave tona themelore është reale dhe efektive. Deri sa pajtueshmëria me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e të gjitha shkeljeve të imponuara nëpërmjet Ligjit 133/15 të gjykohet në Gjykatën e Strasburgut. Shoqata ju kërkon të vijoni të kundërshtoni në gjykatat kompetente, sipas nenit 42 të Kushtetutës të gjitha vendimet e Agjencisë që cenojnë të drejtat tuaja. Ky veprim juridik nga ana juaj, ndonëse I mundimshëm, pas kaq e kaq vitesh sorollatje të pamerituara është I domosdoshëm për të mundësuar eliminimin e fuqisë prapavepruese të ndryshimeve të reja në statusin e pronave tuaja. 
Sigal