Shokon Miley Cyrus: “Nuk e kuptoja gjininë dhe seksualitetin tim”

73

Miley Cyrus ka folur haptazi në lidhje me seksualitetin e
saj dhe zbuloi se ajo i shmangu që në moshë të re etiketat gjinore, duke mos
kuptuar kështu gjininë.

Këngëtarja 23 vjecare tha se ajo
u bë e vetëdijshme për orientimin e saj seksual në mes të moshës 10 dhe 12
vjec, pak para se të fillonte serialin Hannah Montana, dhe zbuloi se
marrëdhënia e saj e parë ka qenë me një femër.

Ish ylli i Disney përshkroi momentin
kur ajo kuptoi se ishte panseksuale dhe realizoi se ajo nuk përshtatej dot me
një gjini të caktuar, duke shpjeguar se kishte gjithmonë ndjenja në mënyrë të
barabartë për të dyja gjinitë.

Panseksual do të thotë të mos
jesh i limituar në zgjedhjen seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë
apo identitetin gjinor/Gazeta Telegraf/