Shkrimtari dhe poeti Pirro Loli promovon librin “Drama e Shprehjes”

1229
Pirro Loli, ka lindur në Konckë të Zagories (rrethi i Gjirokastër) më 10 shtator 1945. Arsimin fillor e ka kryer në vendlindje, tetëvjeçaren në Sheper dhe në Durrës. Në vitet 1960-64 mbaroi shkollën e mesme Pedagogjike të Elbasanit. Studimet e larta i kreu në UT, dega gjuhë letërsi shqipe (1964-68)dhe më 1977, studimet pasuniversitare për filozofi. Ka punuar kryesisht në arsim, (Rreth 20 vjet) si drejtor shkollash 8-vjeçare, pedagog në shkolla të mesme dhe në Universitetin “E. Çabej” Gjirokastër. Rreth 5-6 vjet ka punuar në disa punë të ndryshme. Në vitin 1993 ka emigruar në Athinë dhe është kthyer në vitin 2007.
* * * 
Ka filluar të shkruajë e të botojë që në vitet ‘70 në shtypin letrar të kohës poezi e tregime. Libri i parë “I dhjeti nga tanët”me tregime u botua më 1974. Më 1978, pas tre vjetësh anëtar partie, përjashtohet për koncepte liberale e revizioniste dhe me një vendim partie i hiqet e drejta e banimit në Tiranë dhe e drejta e botimit për 15 vjet. Filloi të botojë vetëm pas vitit 1990.
********************************* 
Pas rënies së komunizmit ka botuar disa libra në poezi e prozë. Në vitin 1996 hap dhe drejton në Athinë revistën “Afërdita” me bashkëpunëtorë, shkrimtarët Hysen Sinani e Astrit Ajdini, revistë që u mbyll nga autoritetet. Disa libra i janë përuruar e diskutuar nga Ambasada shqiptare në Athinë me interesim të veçantë nga zotërinjtë ambasadorë, Hysen Cabej, Kastriot Robo, Bashkim Zeneli dhe Vili Minarolli. Ndërsa libri “Urdhri i lotit” është sponsorizuar nga ambasada me iniciativën e z. Bashkim Zeneli. 
Libra të botuar
Poezi
-“Drita e vetëtimës” 
-“Dhimbja e urës” 
-“Dritaret e shiut”
-“Vdekja e trëndafilave”
-“Urdhri i lotit”
-“Metodë për leximin e hirit”
“Poema”
“Epiri pasthirrme jugu”
Ese
-Itaka brenda meje
-Kosova saga e Ballkanit(me bashkautor) 
-Duumvirati i një stine qe shkoi 
-Sirenat 
-Unë agjenti i CIA-s m.h.
-Aristidh Rruci dhe koha e burrave
-Drama e shprehjes
Romane
-“Lotët e diellit”
-“Intervistë me një gur”
-“Qeni plastik” 
-“Piramida prej mjalti” 
-“Dashnorja misterioze”
– “Qyteti me dy kate”
– “Rrokje në kryq”
-“Tubeti i kuq”
Urim i gazetës “Telegraf”!
Gazeta “Telegraf”, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, i uron bashkëpunëtorit të saj të vjetër, njëkohësisht mikut të mirë dhe krijuesit të talentuar, jetë të gjatë dhe krijimtari të mbarë! Bashkëpunimi i shkrimtarit dhe poetit Pirro Loli (dhe i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, ku ai boton librat) me gazetën “Telegraf” ka qenë korrekt dhe tepër i frytshëm. Gëzuar ditëlindjen, miku ynë i mirë Pirro Loli!
Sigal