Shkrimi i fundit për pavarësinë e kishës ortodokse kombëtare shqiptare i Vangjel Kapedanit

816
Sigal

Koleksionisti dhe studiuesi autodidakt i përmasave të jashtëzakonshme 

 Në bashkinë Elbasan, në katin e parë të saj, është një kafe e ngjashme dhe me një muze koleksionesh të veprave të ndryshme, që nga monedhat e hershme, pikturat e deri tek objekte të kulturës tonë që nga lashtësia e deri sot. Gjithshka ishte pasion dhe vullnet i një njeriu autodidakt të jashtëzakonshëm,  si në kulturë, ashtu dhe në studimet e tij për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Në gazetat lokale, botonte herë pas here shkrime dhe studime të punuara vet. Është e ditur që njerëzit autodidakt, arrijnë majat më të larta të pasionit të njeriut, duke arritur rezultate pothuaj të pabesueshme, si për nga vlera, ashtu dhe rëndësia e te vërtetës. Ky personalitet autodidakt quhej Vangjel Kapedani nga lagja Kala e bashkisë Elbasan.

Shpesh here këtë kafe muze e vizitonin personalitete të huaja dhe vendase, duke shprehur habinë e tyre për ato objekte që shfaqte Vangjeli. Korrespondenca e tij ka qënë e pasur me institucione dhe universitete si të vendit ashtu dhe të huaja.

Kjo kafe e jashtëzakonshme, në godinën e bashkisë, ka disa dite që është e mbyllur. Njeriu që qëndronte aty dhe që shquhej për kulturë dhe batuta tepër inteligjente tashmë nuk jeton me. Vangjel Kapedani ndërroi jete më gjashtë të këtij muaji nga një sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme në kurim. Ato pak ditë jetë, të rënduara, përpara se të ndërronte jetë, kishte një shkrim mbi tavolinën personale tek kafja muze. Shkrimi trajtonte  pavarësinë  e kishës ortodokse kombëtare shqiptare dhe disa probleme të tjera që e shqetësonin atë vetë.

Për ta respektuar, si amanet të Vangjelit , shkrimin po e sjellim ashtu siç e kishte shkruar me dorën e tij.

Shpesh herë, ndjehem i zhgënjyer ,  i tradhtuar, pesimist,  i humbur, i goditur  në identitet, në traditë, në origjinë. Kaq të pafuqishëm jemi?  Kaq të dobët në vullnet për të mbrojtur  veten tonë? Si është e mundur që elita intelektuale dhe besimtare e atdheut tim, të mos veproje kundër një të huaji siç është Anastas Janullatos,  i cili nuk është aspak miqësor dhe respektues i traditës shqiptare prej mijëra vjetësh. Ky njeri, dhe shenjtërimet i kthen në politika  të mirëfillta dhe influenca në qeveritarët dhe politikanët  e Shqipërisë. Ku kërkon  të shkoje  ky Janullatos  me veprime  dhe  joshje nga me të ndryshmet? Përballë  shtëpisë  ku banoj, çdo mëngjes shoh  kishën Shën Mëria,  e vetmja kishë me At Nikolla Markun që nuk i bindet drejtimit shovinistit pro grek të Janullatosit.  Shoh për ditë në lajme dhe gazeta, ku njerëz të ndryshëm marrin tituj dhe dekorata vlerësimesh,  shumica pa vlera intelektuale  dhe punë në dobi të kombit shqiptar. Për uratën, atin e vërtet shqiptar  Nikolla Markun,  nuk kujtohet  askush  ta vlerësojë. Presidenti  nuk kapërcen kufijtë  e diktatit, ministria e  kulturës ruan ekuilibra politike  me Janullatosin. Kryetari i komitetit  të kulteve  ka pranuar influencën e Janullatosit.  Bashkia Elbasan  bën qytetarë  nderi njerëz nga rrethet miqësore e politike  me certifikata mirënjohje që në të vërtet nuk i meritojnë,

sepse nuk kane vlerën e duhur për vlerësim. Po gjithashtu dhe qarku Elbasan hesht përballë qëndrestarit Nikolla Marku. Kështu ndodh gjithmonë me ne shqiptaret,i kemi përballë njerëzit që e duan vendin dhe kombin e tyre, por na duhen syze optike për ti parë më mirë. Pavlersia shëtit bulevardit, e veshur me injorancën dhe vulgaritetin që e karakterizon në thelb. Si është e mundur, që sakrificat e rilindësve tanë për një komb të bashkuar shtet, besim të vërtetë  fetar, qytetërim, zhvillim  e  përparim, paqe  me fqinjët,  pjesë  e denjë e Evropës. Të gjitha këto aspirata dhe amanete  të të pareve tanë, po na humbasin një e nga një. E para;  kisha ortodokse kombëtare shqiptare, tashme drejtohet nga shoviniste pro Vorio-Epirit me në krye Janullatosin. E dyta; gjuha shqipe me ndërhyrjen e fjalëve të huaja në çdo drejtim, por sidomos në media. Media është pushteti i katërt në një shoqëri të organizuar dhe si e tille, depërton drejtpërdrejtë në  shoqëri me atë qe shkruan, duke respektuar gjuhën amtare. Edhe pak kohe dhe gjuha shqipe do të kthehet në një gjuhe të përzier, duke humbur bazën e saj. E treta; është reforma territoriale administrative. Me ka bërë përshtypje të shkëlqyer propozimi  i co-planit. Propozimi mbështetej tek e kaluara historike e fiseve  ilire dhe pashallëqeve tipike shqiptare me territor dhe kombësi shqiptare. Çuditërisht nuk po merret parasysh. Po sajohet me çdo mjet një qendër banimi,  Himara,  thellësisht shqiptare si minoritet dhe administrim  me vete, madje  kërkojnë  dhe autonomi disa njerëz që po fitojnë fonde  nga ultra nacionaliste dhe naziste greke.  Shteti  hesht. Hesht  dhe klasa intelektuale  e Shqipërisë.  Çfarë na pengon të jemi federata   Shqiptare në Ballkan  me  Kosovën, pjesën  e Maqedonisë, pjesën  e Malit të Zi si dhe krahinën shqiptare të Çamërisë. Shpesh herë nuk më bëhet të hap ekranin e televizorin për të parë  lajmet. Vrasje, vetëvrasje, gjakmarrje, grupe  mafioze, tritole, sherre politike, aksidente, njëri rregullon e tjetri përçmon, pastaj  ndodh e kundërta.

Atdheu im, kombi im, ka vendosur të vetshkatërrohet?

Dikur, nder shekuj, kemi qenë të nënshtruar nga perandori  të ndryshme Romake, Bizantine, Bullgare, Otomane, kampi socialist etj. Sot me bashkimin Evropian  dhe Naton. Kjo efimdit  ka dhëne vepra të drejtpërdrejta  në mbrojtje të shqiptarëve  në Ballkan. Ne jemi  popull  i vogël por me një eksperiencë  të madhe historike, eksperiencë  që duhet ta përdorim për të mirën tonë dhe të tjerëve, duke frenuar të keqen që mund të na kanoset pse jo shpesh herë. Rilindasit ja dolën në kushte jashtëzakonisht  të vështira. A do te jemi  ne vetvetja një ditë, apo do të mbijetojmë nga mëshira e të tjerëve? Është  e domosdoshme  të përgatisim  brezat që do të vinë, për një komb shqiptar në Ballkan, elite e paqes,    mirësisë, mirëqenies,  besimit dhe harmonisë historike  që na karakterizon,  sepse  ne shqiptaret  mundemi.  Ne  i kemi në bekim, mikpritjen,inteligjencën, eksperiencën………….

Duket që shkrimin, Vangjel Kapedani do ta vazhdonte me teje por, sëmundja e rëndë që i mori jetën ja la deri këtu shkrimin. U largua nga kjo jetë një autodidakt, koleksionist me vlera kombëtare,  si dhe një qytetar elbasanas, i mbetur  dashamirës i atdheut të tij dhe i apasionuar pas rrënjëve të vërteta të kombit shqiptar, që nga pellazgët e deri me sot. Respekt dhe lutje.

PËRGATITI

SHPETIM  MYFTARAJ