Shkonin në altar por s’njiheshin… Fotoja që po bën xhiron e botës

60
Fotografia e një çifti që shihet duke u lutur para se të shkonin në altar dhe t’i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, është duke bërë xhiron e botës pasi ata nuk e kishin parë kurrë njëri tjetrin më parë.Ka qenë Dëane Schimdt, një fotograf dashmash, ai që ka bërë foton dhe më pas e ka publikuar në Facebook.
Caleb Earwood, që është marins i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe e fejuara e tij Maggie, të dy nga Karolina veriore, shihen me sy të mbyllur, të kapur për dore dhe larg familjarëve dhe të ftuarve tjerë duke u lutur. Ata nuk kanë parë njëri-tjetrin, duke ruajtur traditën
“Kam bërë fotografi në shumë dasma. Kjo foto është më e mira dhe me më së shumti kuptim që kam shkrepur ndonjëherë. Para se të fillonte ceremonia dhe para se të shikonin njëri-tjetrin, Caleb ka bërë një lutje për martesën dhe jetën e tyre”, ka thënë fotografi Schimdt.
Që nga dita e shtunë kur është publikur fotoja ka mrrë mbi 25 mijë “like”, ndërsa mijëra komente kanë përgëzuar çiftin për këtë gjest. Shumë komentues janë shprehur se kanë qarë në momentin kur e kanë parë foton.