Shkodër: Kujdes në mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës

1420
Specialistët e trashëgimisë kulturore vazhdojne te tregojne kujdes per monumentet e kultures. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – sektori Shkodër dhe sektorit Dibër, ka vazhduar punën e lidhur me proçesin e mirëmbajtjes dhe pastrimit nga bimët të Monumenteve të Kulturës.
Punëtorët dhe specialistët e DRKK, kanë zhvilluar së fundmi dy aksione në dy monumente kulture si “Ura e Mesit” dhe “Kalaja e Grazhdanit”.
Monumenti i Kultures nga “Ura e Mesit” i është nënshtruar proçesit të pastrimit nga bimët e panevojshme.
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë . Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
Ndërkohë që aksioni i radhës për mirëmbajtjen dhe pastrimin nga bimësia e ulët dhe e lartë ne kalanë e Grazhdanit ka qënë ndërhyrja e fundit e punëtorëve dhe specialistëve të sektorit të Dibrës, punë kjo e cila është monitoruar nga specialisti i DRKK Shkodër sektorit Dibër, Festim Hoxha. Kalaja e Grazhdanit me një sipërfaqe prej 34 ha, dhe mure rrethuese me perimetër prej 3000 m, radhitet si një nder qytetet më të mëdha për antikitetin e vonë në Shqipëri.
Grazhdani është një kështjellë që ndodhet 11 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, ndërtuar në një terren kodrinor, 525-600 m mbi nivelin e detit. Kalaja e Grazhdanit është shpallur Monument Kulture në vitin 1974.
Sigal