Shkencëtarët nga shishet e ricikluara të xhamit krijojnë super baterinë

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë krijuar anodën nano-silikon, komponentë e rëndësishme e baterisë, e cila jep më shumë energji.

Kur të përdoret me bateritë litium-jon, anoda nano-silikon mund të ruajnë katër herë më shumë energji në raport me anodat konvencionale.

Edhe me programet më të avancuara, miliarda shishe përfundojnë në deponi çdo vit. Megjithatë, ato përmbajnë dioksid silicium, komponentin kryesor të anodës, kështu që mbetjet bëhen pjesë e super baterisë.