Shitet telefoni që vdiq miliona njerëz

512
Telefoni që i përkiste Adolf Hitlerit u shit në ankand për çmimin 243 mijë dollarë, nga një person anonim, shkruan USA Today.
Telefoni Siemens, që kishte emrin e Hitlerit është “arma më shkatërruese e të gjitha kohërave, e cila çoi miliona njerëz drejt vdekjes”, sipas një katalogu përshkrimi nga Alexander Historical Auctions në Merilend.
Objekti iu dha si dhuratë oficerit britanik Sir Ralph Rayner, i cili ia la të birit Ranulf Rayner pas vdekjes, sipas një deklarate të katalogut të shtëpisë së ankandit. 
Më 5 maj 1945 një ditë pas dorëzimit të gjermanëve, Rayner u urdhërua nga marshalli i betejës, Bernard Montgomery të kontaktonte me rusët në Berlin. Ata i ofruan oficerit një telefon që i përkiste Eva Braun, të dashurës së Hitelrit, por ai bëri shaka duke thënë se e donte të kuq.
“Rusët i dhanë atij një telefon të kuq”, vijon përshkrimi në katalog, duke thënë se ai telefon ishte ky në ankand.
Rayner tha për CNN se babai i tij solli këtë telefon dhe një figurinë qeni, që ishte bërë nga punëtorët skllav të kampit të përqëndrimit të Dachau, në shtëpinë e tyre në Devon, në Anglinë Perëndimore.
“Babi im nuk e pa si një relike të ditëve të lavdishme të Hitlerit, por një mbetje e disfatës së tij, një farë trofeje lufte. Ai nuk e mendoi kurrë se do të bëhej një artifakt i rëndësishëm”, ka thënë ai. Figurina e qenit u shit për 24.300 dollarë. Ryaner tha se shpreson që objektet të blihen nga një muze.
“Nuk do të doja të fshiheshin prapë. Do të doja që t’i kujtojnë botës horrorin e luftës”, tha ai.
Sigal