Shitet për 450 milion dollarë piktura e famshme e Leonardo Da Vincit

327
Piktura e famshme e piktorit italian Leonardo da Vinçi u shit për 450 milionë dollarë gjatë një ankandi.
‘Salvator Mundi’ (Shpëtuesi i botës), është bërë kështu vepra e artit më e shtrenjtë në histori. Listen deri më 2015 e kryesonte ‘Interchange’ e Willem De Kooning, me 300 milionë dollarë.
Leonardo u ekspozua për herë të fundit në National Gallery të Londrës, para ankandit të organizuar nga shtepia e ankandeve Christie’s.
Tabloja me një finesë ekstreme, përfaqëson Krishtin, dhe prej kohësh ishte konsideruar si një kopje, derisa ekspertët provuan origjinalitetin e saj.
Ajo posedohej nga një koleksionist privat, para se të nxirrej nga ankand mbrëmjen e djeshme , 15 nëntor.
“Të paktën 20 tablo të Leonardo da Vinçit ekzistojnë edhe sot”, sipas “Christie’s”. Me përjashtim të “Salvator Mundi”, të gjitha janë në pronësi të muzeve apo institucioneve.