Disa prej vendeve ku u realizua filmi i famshëm ‘Game of Thrones’ do të hapen për publikun vitin e ardhshëm.

Disa nga vendet më të famshme, si Winterfell, ndodhen në Irlandën e Veriut.

Tani HBO  po synon të festojë ‘trashëgiminë’ e filmit duke konvertuar disa nga vend-xhirimet në Irlandën e Veriut në atraksione turistike.

Ndërsa ‘Game of Thrones’  mbaroi xhirimet e sezonit të tij të fundit dhe pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Sezioni do të sjellë fundin e përrallës epike të familjeve që luftojnë për epërsi në botën imagjinare të Westeros.

Yjet e filmit, duke përfshirë Emilia Clarke, Kit Harington, Sophie Turner dhe Natalie Dormer, kanë xhiruar në vende dhe studio në Irlandën e Veriut për rreth 10 vjet.

Kompania amerikane e prodhimit dëshiron gjithashtu të hapë arkivat për t’i ndarë me fansat.