Shenjtërohet Nënë Tereza, gruaja shqiptare që ndihmoi gjithë botën

100

Artistët shqiptarë, koncert madhështor për Shenjtërimin e Nënë Terezës. 

azilika e Shën Palit në Vatikan, ka kumbuar të shtunën nga një koncert special në nderim të humanistes me origjinë shqiptare Nënë Tereza, me rastin e Shenjtërimit të saj, ditën e diel në Vatikan. Figurat më të shquara të artit, kulturës dhe sportit shqiptar Inva Mula, Ermonela Joho, Rita Ora, Shkëlzen Doli dhe Lorik Cana janë shprehur në nderim të Nënë Terezës. Këngëtarja Rita Ora dhe futbollisti Lorik Cana, që hapën koncertin e konsideruan atë si një fjalim dashurie me muzikë. “Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror, jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit,” u shprehën ata. Mjaft emocionues ishte himni i Nënë Terezës, i sjellë nga sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula e shoqëruar nga kori i Kosovës me orkestrantë nga Shqipëria dhe Maqedonia. “Valsi Hyjnor” është një krijim i Lorenc Antonit bazuar në poezinë “Lamtumirë”, të shkruar nga vetë Nënë Tereza. Koncerti kishte mbledhur bashkë të gjithë krerët e politikës shqiptare presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë marrin pjesë në Koncertin e Filarmonisë së Kosovës për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës

3 shtator 2016
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në koncertin organizuar për nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Bazilikën e Shën Palit, në Romë, nga Filarmonia e Kosovës, i cili u ndoq nga një numër i madh autoritetesh politike e artistike nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe vende të tjera të botës dhe ku interpretuan artistë shqiptarë me famë botërore.

Logoja është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë, nga dizenjatorja Karen
Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënës Terezë në lagjen Mahim të këtij qyteti. Karen Vaswani nee D’Lima thotë se e ka admiruar gjithmonë veprën e saj, vepër që e ka frymëzuar profesionalisht dhe në mjaft aktivitete bamirësie, shkruan “Shqiptarja”. “Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ka punuar tre ditë për realizmin e logos. “Tema e zgjedhur nga Vatikani ishte përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit, kështu që vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënës Terezë, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë grafik, me dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave”, shtoi ajo. Karen Vaswani nee D’Lima thotë se gjatë punimit të kësaj logoje është lutur vazhdimisht, duke falënderuar Zotin për mundësinë që ia dha.

*******************************
“Ta mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj dhe t’ua dhurojmë atyre që takojmë në udhën tonë”, tha Papa

4 shtator 2016, ditë historike! 
Papa Françesku ka shpallur shenjtore humanisten shqiptare Nënë Tereza. Humanistja shenjtërohet 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali i II-të dhe 19 vjet pas vdekjes. Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën në një ceremoni madhështore dhe shumë emocionuese në sheshin ‘Shën Pjetër’ të mbushur me qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë bota ku binin në sy flamujt shqiptar dhe ai i Kosovës. Papa Francesku lexoi formulën e shenjtërimit në gjuhën latine e më pas shpërthyen duartrokitjet. Në altar u vendosën relikte të shenjtores së saposhpallur. Ati i Shenjtë u shpreh se murgesha shqiptare u angazhua në mbrojtje të jetës dhe ngriti zërin aq sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, ndërsa theksoi se mëshira ishte për Nënë Terezën dritë për njerëzit e varfër. “Sot po ju dorëzoj këtë figurë emblematike! Ajo qoftë modeli juaj i shenjtërimit! Ndoshta do të jetë e vështirë ta thërrasim Shën, por Shenjtëria e saj është kaq pranë nesh! Një Nënë që u bë Shenjt. “Nënë Tereza e ngriti zërin dhe sfidoi të pushtetshmit e tokës, fajtorë të varfërisë” u shpreh Ati i Shenjtë në fjalën e tij para 100 mijë besimtarëve dhe 13 delegacioneve zyrtare mes tyre edhe personalitete te politikes shqiptare. Papa Françesku tha se Nënë Tereza ishte një bujare e mëshirës hyjnore që do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë. “Nënë Tereza, në gjithë jetën e saj, qe bujare e shpërndarëse e mëshirës hyjnore, duke qenë gjithnjë e gatshme për të gjithë, përmes mirëpritjes e mbrojtjes së jetës njerëzore, jetës së braktisur e të flakur tutje. U angazhua në mbrojtje të jetës, duke theksuar vazhdimisht se “kush nuk ka lindur akoma, është më i ligshti, më i vogli, më i mjeri” e duke ua njohur dinjitetin, që ua jep vetë Zoti; e ngriti zërin aq, sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, që t’i pranonin fajet përballë krimit të varfërisë së krijuar prej tyre. Mëshira për të ishte “kripë” që i jepte shije çdo vepre, ishte “dritë”, që ndriçonte errësirën e njerëzve, të cilët nuk kishin më as lot për të qarë mbi varfërinë e tyre, mbi vuajtjen e tyre. Kjo veprimtare e palodhur e mëshirës na ndihmoftë ta kuptojmë gjithnjë më mirë se i vetmi kriter i veprimtarisë është dashuria pa shpërblim, e lirë nga çdo ideologji e nga çdo lidhje, që u përket të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race, feje. Nënë Terezës i pëlqente të thoshte: “Ndoshta nuk e flas gjuhën e tyre, por mund t’u buzëqesh”. Ta mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj e t’ua dhurojmë atyre, që takojmë në udhën tonë, posaçërisht njerëzve, që vuajnë” tha Papa. Mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan u mbajt në disa gjuhë dhe së fundi, në gjuhën e Shën Terezës në shqip. Në mbarë botën, e jo vetëm në Kishë, u përjetua me gëzim pritja për shenjtërimin e Nënë Terezës. Të pranishëm në Vatikan në shenjtërimin e Nënë Terezës ishin edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Presidenti Bujar Nishani, Zonja e Parë, Kryeministri Edi Rama kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD, Basha ishin në selinë shenjtë. Në Vatikan ishin edhe drejtuesit e besimeve fetare në Shqipëri. 

Historike/ Papa Françesku shpall Shenjtore Nënë Terezën

Çfarë thanë për Nënë Terezën në ditën e shenjtërimit:
Papa: Sfidoi të pushtetshmit, fajtorë të varfërisë
Rama: Të mbartim përkushtimin e Nënë Terezës
Meta: Nënë Tereza i përket mbarë njerëzimit
Veliaj: Më shumë mirësi, sesa inat dhe mllef
Shenjtërimi, Basha: Ditë e madhe për kombin
Besimtarët: Të shpallet ditë feste shenjtërimi

*****************************
Lulzim Basha

Në Shën Pjetër, sot një ditë e madhe për kombin shqiptar! Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve.

Edi Rama

“Natë magjike tingujsh prej yjeve të muzikës shqiptare, në vigjilje të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan! Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Dolli, Inva Mula e me radhë, emocion, ngazëllim, krenari… Të mbartim përkushtimin e Nënë Terezës
*****************************
-Nawaz Sharif, kryeministri i Pakistanit ka thënë se ajo ishe një “një individ i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfrit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë”.
– Ish Sekretari-Gjeneral i KB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë”.
-Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza ishte e para, Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.