Shenjtërimi i Nënë Terezës, Italia: Plan masash kundër terrorizmit

480
Sigal

Autoritetet italiane kanë parashikuar masa shtese sigurie kundër akteve terroriste në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Masat pritet të mbahen që prej fillimit të shtatorit e deri më datë 4 Shtator ku do te zhvillohet ceremonia.

Prefektja e Romës Paola Basilone ka bërë publik planin e ri të sigurisë, që do të vihet në zbatim në kryeqytetit italian me rastin e këtij evenimenti qe do te zhvillohet në sheshin “Shën Pieter” në Vatikan. Duke nisur nga ora 8:00 e mëngjesit të datës 2 shtator e deri më ora 15.00 të datës 4 shtator do të hyjnë në zbatim rregulla të reja të sigurisë me shtimin e masave kundër rrezikut terrorist. Në territorin përreth mureve të Vatikanit dhe ne rruge te tjera te Romes do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë lëndë shpërthyese, fishekzjarrë etj. Do të ndalohen gjithashtu të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhrin e sigurisë së Prefekturës së Romës.

Masat merren për shkak të kërcënimeve terroriste të lëshuara se fundmi nga Shteti Islamik për kryeqytetet europiane, por edhe nga aktet e kryera muajt e fundit ne Bruksel, apo Paris ku kane humbur jetën njerëz të pafajshëm. Roma prej kohesh është përmendur nga ISIS si shënjestra e tyre e rradhës.