Shenjat që tregojnë se ai çmendet pas jush

519
Ka dashuri, ka fiksim; ka edhe dashuri të madhe, të vërtetë, kur ai dëshiron me shpirt t’ju shohë të lumtur.
Si ta kuptojmë nëse partneri ynë ka këtë lloj ndjenje karshi nesh? Higher Perspective na jep një perspektivë që ta kuptojmë, duke përmbledhur 6 shenja që tregojnë se ai është…Mad By You!
Shenja numër 1: Ai nuk përpiqet t’ju manipulojë
Nëse dikush të dashuron vërtet, nuk ‘bën lojëra’ për t’ju sjellë pas dëshirave të tij. Nëse ndiheni se po manipuloheni, duhet t’ia thoni; asnjë marrëdhënie në të cilën njëri prej të 2-ve ‘rrotullohet me gisht’ nuk ka sit ë jetë e shëndetshme.
2: Ai përpiqet t’ju ngrejë humorin
Kur ai e kupton se nuk ndiheni mirë (sepse dikush që të do, e kupton menjëherë), përpiqet me të gjitha mënyrat t’ju ndryshojë humorin. Ai e di se cilat janë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë, dhe në fund, arrin t’ju kthejë buzëqeshjen.
3: Ai ka besim tek ju, dhe ju lejon të jeni i/e pavarur
Një njeri që ju dashuron vërtet ka besim tek ju, dhe nuk ju sheh si një person të varur prej tij, apo prej të tjerëve. Ai e di se ju mund t’i përballoni gjërat edhe vetë…
4: Por megjithatë, është aty sa herë që keni nevojë për të.
Ju qëndron pranë duke ju nxitur, duke ju dhënë besim tek vetja, jo duke i zgjidhur gjërat në vendin tuaj për t’ju bërë të mendoni se pa të nuk keni jetë. Sepse gjithçka ai do që ju të besoni, është se gjithçka rregullohet. Ai do t’ju shohë të lumtur.
5: Nuk lejon të bini pre e mendjemadhësisë
Ai është një bazë që ju kthen gjithmonë me këmbë në tokë. Dikush që ju do nuk do që ju ‘të fluturoni’, sepse pastaj do të zhgënjeheni.
6: Mund të mos ju kuptojë shumë, por e gjen mënyrën për ta bërë
Ka disa përvoja, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me përjetimet gjinore (ndihmë, cikli!) për të cilat e kemi të vështirë ta vëmë veten në vendin e tjetrit. Dhe mbase ai/ajo s’do ta kuptojë dot kurrë brengën tuaj, por nëse ju do vërtet do të përpiqet. Do t’ju përqafojë kur të jeni keq, dhe nëse në atë moment nuk duroni dot t’ju qëndrojë dikush afër, do të largohet dhe do ta gjejë kohën e duhur për tu kthyer.
7: Ai është miku juaj më i mirë!