Shëndetësia “falas”, pagesë e detyruar për 235 ekzaminime, operacione dhe dokumente pacienti

1420
Përparim HALILI
Në periudhën nëntor 2013-mars 2017, buxheti i mjekësor raportohet 100% i konsumuar, por në fakt është përdorur 40% e tij
Mamografia, e cila prej 4 vitesh po propagandohet si “shërbim falas”, kushton 30 mijë lekë të vjetra me faturë shtetërore dhe duke pritur radhën deri në 2-3 muaj, ndërsa sekserët e mjekëve, që shpesh janë infermierët e ofrojnë këtë shërbim me 250 mijë lekë brenda ditës dhe me 150 mijë lekë brenda javës
Ditën që opozita bëri mitingun për “Republikën e Re” në Tiranë, “Rilindja” bëri mitingun e çeljes së fushatës elektorale në Selenicë të Vlorës, ku foli edhe për një premtim të “vjetër”, të bërë në majin e 4 viteve më parë, duke e quajtur “të realizuar” nën drejtimin e ish-ministrit Ilir Beqja! Eshtë fjala për “shëndetësinë falas”, të cilën ua premtuan shqiptarëve, por që rezultoi një mashtrim sa për efekt votash dhe maskë për vjedhje të fondeve të saj. Realiteti pas vitit 2013, tregoi se “rilindësit” jo vetëm e vazhduan shërbimin shëndetësor me pagesë siç ishte në disa sektorë, por edhe rritën me disa herë çmimet e çdo shërbimi mjekësor dhe shtuan shërbime të tjera me pagesa të larta, të cilat ishin falas. Në shëndetësi u hap një gropë e stërmadhe vjedhjesh me fasadën “koncesione nëpërmjet partneritetit Publik privat (PPP) në “Check-up”, Hemodializë, Laboratorë Mjekësorë, Kartë Shëndeti, Recetë Elektronike, Ushqim Spitalor, Shërbim Lavanderi Mjekësore, Hoteleri Spitalore, Parkim Automjetesh në QSUT, Riparim-Mirëmbajtje Pajisjesh Elektro-mjekësore dhe Shërbim Bar-Kafe brenda qendrave spitalore, Rimbursimi i TVSH, Monopoli i Importit të Ilaçeve e shumë shërbime të tjera! Vetëm për 4 koncesione, shteti ka akorduar 480 milionë euro nga fondet mjekësore, të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve, por që “Rilindja:, thotë se janë shërbime falas që paguhen nga buxheti, i cili mbushet me taksat publike dhe me borxhet e huaja, që i shlyejnë shqiptarët! Sipas letrave financiare që ka lënë ish-ministri Beqja, shkruhet se gjoja në periudhën nëntor 2013- mars 2017, buxheti i mjekësor shqiptar është konsumuar 100%, por realisht sipas disa letrave të tjera që kanë drejtuesit e spitaleve rajonalë dhe sektorët e tjetër shëndetësor, rezulton se ky fond është përdorur vetëm në masën 40%, ndërkohë që 60% është regjistruar fiktivisht. Kujtojmë një fakt: Më 9 shtator 2013, ditën që Ilir Beqja, nisi punën si ministër i Shëndetësisë, deklaroi publikisht: “Nga sot, shërbimi mjekësor nis falas për çdo shqiptar, sot shfuqizova Urdhrit Nr. 526, datë 12. 10. 2009, që detyron pagesa për çdo referim e shërbim mjekësor”! në fakt, urdhri nuk është shfuqizuar dhe prej 4 vitesh po zbatohet edhe në “shëndetësinë falas” të ‘Rilindjes”, madje me çmime të rritura e me pagesa të vendosura edhe për shërbime të tjera mjekësore që deri në dhjetor 2013 ishin falas! Ndërsa ditën e hapjes së fushatës elektorale në Selenicë të Vlorës, kreu i “Rilindjes” mbante fjalime për shëndetësinë falas, në ministrinë “koncesionare” që trumbeton “shëndetësinë falas”, u vendos rritje çmimesh për 235 ekzaminime e ndërhyrje kirurgjikale jetike, si dhe u futën në sistem pagese edhe shërbime të tjera mjekësore, deri tek pagesat e detyrueshme për dokumentet e pacientit. Mjafton të kujtojmë skandalin, që ekzaminimi “Mamografi” që prej 4 vitesh po propagandohet si shërbim falas, kushton 30 mijë lekë të vjetra me faturë shtetërore dhe bëhet duke pritur radhën deri në 2-3 muaj, ndërsa sekserët e mjekëve, që shpesh janë infermierët, e ofrojnë këtë me 250 mijë lekë brenda ditës dhe me 150 mijë lekë brenda javës. Më poshtë po publikojmë çmimet që duhet të paguajnë shqiptarët për shërbimet mjekësore në “shëndetësinë falas” që ka ofruar “rilindja”…
Çmimet e 20 ekzaminimeve kryesore radiologjike me faturë shtetërore
1. Rentgenoskopi Toraksi 500 lekë të reja
2. Rentgenoskopi stomaku 500 lekë
3. Rentgenografi stomaku seriog 500 lekë
4. Rentgenografi gastro-intentinale 500 lekë
5. Rentgenografi gastro-intentinale seriog 500 lekë
6. Rentgenografi e kolones Vertebrale 700 lekë
7. Radiografl Panoramex 800 lekë
8. Irrigoskopi + grafi 500 lekë
9. Urografi intravene-kontrast 60% 800 lekë
10. Urografi intravene-kontrast 75% 1000 lekë
11. Cistografia miksionale 800 lekë
12. Rentgenografi e ndryshme-1 projeksion 300 lekë
13. Kolecistografia intravene 1000 lekë
14. Tomografia (3 shtresa) 1500 lekë
15. Ekografi 1000 lekë
16. Ekografi të ndryshme me print 1500 lekë
17. Hysterosalpinografi 1500 lekë
18. Kolposkopi 2500 lekë
19. Çdo seancë fizioterapie 500 lekë
20. Mamografia profilaktike 1000 lekë
Çmimet e 30 ekzaminimeve kryesore me faturë shtetërore
1. Angiografia 40000 lekë 
2. Koronarografi 40000 lekë 
3. Rezonanacë magnetike pa kontrast 20000 lekë
4. Rezonanacë magnetike me kontrast 40000 lekë
5. CT-scann 12500 lekë 
6. CT-can koke-kolone me kontrast 12500 lekë 
7. CT-scann trupi me kontrast 12500 lekë 
8. Mamografi 3000 lekë
9. Litotripsia 18000 lekë
10. Fibrobronkoskopi 4500 lekë
11. Fibrogastroskopi 4500 lekë
12. Fibrokolonoskopi 4500 lekë
13. Rektoromanoskopi 1500 lekë
14. Provat e holterit 1000 lekë
15. EKO kardiake 2000 lekë
16. Audiograma 1000 lekë
17. Heqje e lipomave në trup 3000 lekë
18. Kryerje cirkomcizio 5000 lekë
19. Artrocentreze 800 lekë
20. Prova e Pregnostikonit 1000 lekë
21. Skleroterapi 1 seancë 1500 lekë
22. Flebectomi 2000 lekë
23. Biopsitë e të gjitha llojeve 3000 lekë
24. Citologjitë 2500 lekë
25. Konsultat histopatologjike 1500 lekë
26. Konsultat e strishove citologjike 1000 lekë
27. Konsultat nga blloqet 2000 lekë
28. Marrje preparate për jashtë shtetit 1500 lekë
29. Marrje e blloqeve për jashtë shtetit 1500 lekë
30. Marrja preparate-blloqe për jashtë shtetit 2500 lekë
Çmimet e 10 ndërhyrjeve kirurgjikale me faturë shtetërore
1. Lipoaspiracion, Abdominoplastikë&Lifting 45 400 lekë
2. Otoplastika 22 800 lekë
3. Rinoplastikë 24 200 lekë
4. Shintigrafia kockore trefazore 13 770 lekë
5. Shintigrafia kockore (whole body) 14 652 lekë
6. Shintigrafia e Tiroides 1 638 lekë
7. Shintigrafia renale statike 5 798 lekë
8. Shintigrafia dinamike 6 021 lekë
9. Shintigrafia renale dinamike&lasiks&citoshintigrafi indirekte 6 044 lekë
10. Shintigrafia renale dinamike& prova e caproprilit 6 050 lekë
Sigal