SHBA, qëllohet gjatë koncertit ylli i “The Voice”

596
Ish-konkurrentja e “The Voice” Christina Gimmie është ndarë nga jeta vetëm disa orë pasi u raportua se ajo u qëllua gjatë koncertit të saj, mbrëmjen e së premtes, më 10 qershor në Orlando. Publiciti i saj ka konfirmuar lajmin e hidhur duke thënë: “Me shumë dhimbje konfirmojmë se Christina është ndarë në jeta në moshën 22-vjeçare. Ajo është qëlluar gjatë koncertit të saj në Orlando dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve”. Sipas raportimeve këngëtarja është qëlluar në momentin që ishte duke dhënë autografe për fansat e saj në “Plaza Live Theater”. Edhe pse vëllai i saj u mundua ta kapte vrasësit, ai qëlloi veten.
Sigal