Shannen Doherty, me lot në sy tregon për betejën e saj kundër kancerit

527
Në të kaluarën, Shannen Doherty,44 vjeç ka qënë e famshme për dy arsye: ajo luante rolin e Brenda në Beverly Hills 90210 e Prue Halliwell në Charmed si dhe për zënkat në setet e filmave për shkak të temperamentit të saj. Por verën e kaluar filluan të qarkullonin lajme të këqija për aktoren: kancer në gji. Diagnostikimi i Doherty u bë me vonesë për shkk të sigurimeve të papaguara, gjë për të cilën ajo paditi dhe ish menaxherin e saj. 44 vjeçarja e ftuar në programin Dr.Oz Show me lot në sy ka treguar më shumë për betejën e saj kundër kancerit. Ende e shokuar emocionalisht ajo ka shpërthyer në lot teksa fliste se si nuk mund të bënte dot fëmijë për shkak të medikamenteve dhe trajtimit që i ishte nënshtruar. “Gjëja më e rëndësishme është të bëni kontroll sa më parë të jetë e mundur.Për momentin unë po ndjek një trajtim farmaceutik që pakëson masën e tumorit. Heqja e gjirit, një procedurë që unë ndoshta do i nënshtrohem duhet të kryhet për shkak të diagnostikimit të vonë.Trajtimi përfshinë pamundësinë për të bërë fëmijë” –tha ajo.
Sigal