“Shangai Disney”, resorti gjigand për fëmijët tashmë edhe në Kinë

608
Resorti “Shangai Disney” pritet të hapet zyrtarisht për publikun më 16 korrik, me festime që do të zgjasin 2 apo 3 ditë. Lajmi u bë publik nga menaxheri i përgjithshëm i resortit, Fhilippe Gas.
“Kemi përgatitur 2-3 ditë festime, me një sërë evenimentesh speciale, për një grand opening vërtet unik. Gjithcka do të jetë autentike me Disney dhe vërtet kineze. Ndaj edhe festimet do të reflektojnë këtë temë, cfarë do të ofrojë Disney që njëkohësisht të reflektojë kulturën e Kinës” tha Gas.
Resorti “Shangai Disney” do të jetë i dytë më i madh në botë i këtij lloji, pas resortit të ngjashëm në Florida, të shteteve të bashkuara të Amerikës por i vetmi në vendet aziatike.
“Disney respekton të bukurën dhe kulturën e cdo vendi. Ne kemi krijuar një kopësht fantastik, do të festojmë sipas traditës kineze, me 12 shenjat zodiakale dhe karakteret mitike të Disneyit” tha ai.
Resorti Shangai Disney që ka kushtuar plot 5.5 miliardë dollarë, fillimisht ishte menduar të hapej në dhjetor të 2015-ës, si një dhuratë për Krishtlindje.
“Patëm shumë faktorë për ta shtyrë inaugurimin. Donim të zgjidhnim ditën më të mirë. Pastaj në dhjetor kishte boll aktivitete festive. Ndërsa më 16 korrik kjo do të jetë ngjarja më e rëndësishme” tha menaxheri i përgjithshëm i parkut më të ri në Kinë.
Sigal