Shafrani,erëza që zhduk kujtimet e këqija

576
Shafrani është një erëz shumë e përdorur në Indi dhe së fundmi në të gjithë botën falë ndikimeve pozitive në shëndetin e njeriut. Megjithatë psikologët e The City University në Nju Jork kanë zbuluar një tjetër karakteristikë: Mund të përdoret për të ndihmuar personat që vuajnë nga çrregullimet psikologjike.
Për të arritur në këto konkluzione hulumtuesit stërvitën një grup minjsh që të kishin frikë nga një tingull i caktuar. Kur u sigurua refleksi i kushtëzuar, disa minj u ushqyen me një dietë të pasur me shafran. Pasi kaluan disa orë, minjtë që nuk kishin konsumuar këtë dietë, bllokoheshin sa herë që dëgjonin tingullin, gjë që nuk ndodhte më me minjtë e tjerë.
Kështu psikologët pohojnë se përgjegjëse për këtë “amnezi emocionale” është pikërisht substanca e konsumuar. Të dhënat e mbledhura janë të dobishme, siç shpjegon profesor Glenn Schafe në krye të eksperimentit, për të ndihmuar personat që kanë pësuar trauma ose kanë çrregullime psikologjike “të karakterizuara nga kujtimet negative”.
Dr. Schaffe gjithashtu shpjegon se substanca është një antiinfalamtor shumë i mirë. “Shumë sëmundje, nga alergjitë e deri tek Alzheimer karakterizohen nga procese inflamatore, ashtu si dhe depresioni apo ankthi dhe kjo mund të shpjegojë pasojat e shafranit tek kujtimet e këqija”.
Mbetet ende për të kuptuar si vepron dhe përse nuk ndikon edhe në kujtimet e tjera.
Sigal