Servet Tartari/ Tasim Gjokutaj, palca e folklorit në poezi për fëmijë

474
Tasim Hetem Gjokutaj, ka lindur në vitin 1944, u nda nga jeta më 12 prill në vitin 1998, në Gjirokastër. Ka lindur në Kuçin Heroik të Kurveleshit, fshat me tradita, fshati i Kapedanit Zenel Gjoleka. Tasimi, u nda nga jeta, në moshën më të bukur 54 vjeçare.
Vitet më të shumta i kaloi në Gjirokastër. Rrjedhë nga një familje, me tradita patriotike, atdhetare, arsimore, kulturore e liridashëse. Është djali i Hetemit, një familje e madhe, bir i një luftëtari të rreptë në luftën Nacionalçlirimtare, ka kryer detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Libohovës. Tasimi, që i vogël u dallua për talentin i tij. Me kalimin e kohës shquhesh në letërsinë për fëmijë. Me intuitën e vargëzimit të natyrshëm, oratorinë dhe depërtimin e tij të thellë logjik në ngjarjet e kohës. Ai sillte në letërsinë, për fëmijë, gjithë filozofinë e jugperëndimit të Shqipërisë. Krijoi poezi e poema të shkëlqyera për fëmijë, po ashtu edhe fabulat e të cilave mbeteshin në mendjen e tyre, deri sa rriteshin. Këto nuk janë komplimente, por janë fakte, të lidhura ngushtë me krijimtarinë e thellë të mendimit dhe filozofisë, ku depërton, me aq saktësi, në botën e fëmijëve.
Për këto merita të veçanta, caktohet Drejtues i rrethit letrar në Pallatin e Kulturës, dhe më pas, në Pallatin e Pionierëve. Për shkak të dhuntive të shumta intelektuale, Tasim Gjokutaj, ishte ndër emrat më të shquar të elitës gjirokastrite të kohës. Është zgjedhur në shumë forume e organizata, i kudondodhur në ngjarjet e mëdha kulturore të qytetit. Qendra Kulturore të fëmijëve, mban emrin “Tasim Gjokutaj”. Ka qenë pedagog për disa vit. Ka marr titullin’ “Doktor i shkencave filologjike”
Veprat e tij më të shquara janë:” Lufta me aspirinat”, Ku ta gjej daullen gjyshi”, “ Së duron iriqi gjilpërë”, “Derkuci që bëri dush”, “ Qajnë sorrat në një ferrë”, etj. Po kështu edhe në monografi, si: “Lirika e dasmës tradicionale gjirokastrite”, si dhe pjesëza e parë e studimit, “Letërsia për fëmijë”, botuar në vitet e fundit të jetës së tij. Krijimtaria e Tasimit, ka filluar me botimin e librit të parë në vitin 1969. Tasim Gjokutaj, u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin, “Eqerem Çabej” Gjirokastër. Ata që merren me krijimtari dhe lënë historinë e shkruar, “Jetojnë edhe pas vdekjes” . Ashtu si edhe poeti i prozës dhe i poezisë Tasim Gjokutaj. Tasim Gjokutaj, jep të dhëna të sakta, për kryengritjen fshatare të Tanzimatit 1847. Ja dhe fjalët e tij:-“Grupi i Valaresë, Gjirokastër, do të theksonte Tasimi, ky grup, i cili interpretoi këngën e Sinan Labit, u prit me duartrokitje në festivalin e Gjirokastrës. Është një nga këngët e lashta afërsisht, 150 vjeçare. Bëhet fjalë për luftën e vitit 1847, që është zhvilluar midis kryengritësve Shqiptar, buzë lumit të Shushicës, me forcat pushtuese Otomane. Besëlidhja shqiptare, që drejtonte këtë kryengritje, kishin marrë një vendim, që në qoftë se, nuk do të kthente përgjigje, për të drejtat që kërkonin. Atëherë të tërë shqiptarët, nga 7 vjeç e lartë, do të rrëmbenin armët për të luftuar. Në këtë luftë bien rreth 80 trima nga Bolena, pra nga një fshat i vetëm i Vlorës, me në krye trimin Sinan Malo. Kapedani Sinan Malo, ishte mik i ngushtë i kapedanit të dëgjuar Çelo Picari. Pikërisht këtij trimi, i kushtohet edhe kënga e Sinan Labit. Rapsodi popullor e thërret me një lloji krenarie, me forcën e zërit burrëror, ku në krah mbanin sherqet, mbi sup mbajnë edhe dyfeqet. Ja dhe kënga:
“Sinan Malo çepe verdhë Dil nga varri dhe një herë Që të bësh dyfek me mbrenë Bashkë me Çelo Memenm Ashtu si e kishe aden”. 
Me idenë, që përsëri janë të gjallë për të luftuar për lirinë e atdheut.” Kjo është marr nga filmimi, ku fletë Tasim Gjokutaj, që e ruaj edhe sot, të gjallë, dhe me fjalët e ti. Disa të dhëna janë marrë edhe nga gazeta “Ndryshe”, 15 Maj 2007. Grupi polifonik i Valares e interpreton këngën, me një variacion melodik, të pa arritshëm, në polifoninë labe.
Po japim edhe variacionin e këngës me vargjet, në stilin e grupit polifonik të Valaresë:
“ Osinan Malua çepe verdhë/ O Sina edhe o Sinan/O Sina Labi o lule (Refreni për çdo varg).
Dil nga varri dhe një here/O Sina edhe…./Që ta bësh, që ta bësh si deshe vetë/ Ashtu si dhe ashtu si,
Ashtu si e kishe aden/ O Sina edhe o Sinan/ O Sinan labi o lule”
Tasim Gjokutaj ka lënë një pasuri për tërë brezat e ardhshëm. Ashtu siç e kujtojnë me qindra dhe mijëra fëmijë, që e ruajnë të freskët edhe sot, që janë bërë ndoshta edhe gjyshër.
Tasim Gjokutaj, me veprat e tij, mbetet i përjetshëm dhe i pa vdekshëm. “Tasim Gjokutaj- figurë e shyquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare, mësues e pedagog, studiues e shkrimtar i talentuar”
Sipas gjykimit tonë. Arsimi dhe kultura, deri tek institucioni i Presidentit të Republikës, duhet të kujdesen për këta kolos të pa përsëritshëm. Fjala vjen, ti jepet titulli: “Mjeshtër i Madh”, pasi e meriton plotësisht, falë veprave të tij. Do të ishte një kënaqësi, jo vetëm për familjen, Labërinë, por për gjithë Shqipërinë, dhe Kombin Shqiptar, si edhe për vet institucionet.
Një këngë nga rapsodi popull:
“ I përplas krahët Shqiponja/ Nga kështjellë e Libohovës / Te thëllëza përmbi zonja /Polifoni hormova/ Ja dhe valle e Lunxhërisë/ Me Sinan labin po vjen/ Kurveleshi i trimërisë/ Kallarat, Kuç e Bolenë/ Në lum çe zunë dyfknë/ bënin luftë me mbrenë. (Italinë)