Sërfi me dallgë të krijuara në pishinë

577
E ardhmja e sërfit kompetitiv duket se do të jetë larg oqeanit. Këtë javë në Kaliforni mbërritën yjet e këtij sporti ekstrem për të marrë pjesë në testet për “World Surf League” në vendin e quajtur “Surf Ranch”.
E veçanta është se konkurrimi u bë në dallgë të krijuara në një pishine gjigante, diçka që mund të jetë një zgjidhje e volitshme, në kohën kur sërfistëve do t’u duhet të presin që në oqeane të krijohen dallgët e përshtatshme për ta.
“Surf Ranch” ndodhet në Lemoore të Kalifornisë, një vend që është diku mes Los Angelesit dhe San Franciscos dhe ai që e ndërtoi atë është 11 herë kampioni i botës, Kelly Slater.
Ky test i veçantë u fitua nga braziliani Gabriel Medina, kampion i “World Surf League” në 2014, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit bashkëkombësi i tij Filipe Toldeo. Në kategorinë e femrave, fituese doli amerikania Carissa Moore, kampione e botës në 2015 e ndjekur në vendin e dytë nga australiania Stephanie Gilmore.
Sigal