Selena Gomez shkëlqen në New York

565
Ajo ishte në New York për të marrë pjesë në një mbrëmje gala bamirësie, por Selena Gomez u sigurua që t’i mahniste të gjithë me look-un e saj, pasi ndërroi plot 4 veshje gjatë ditës.
Këngëtarja dhe aktorja 24-vjeçare dukej veçanërisht e mrekullueshme me një fustan të gjatë të Victoria Beckham, që e kishte kombinuar me një këmishë të kuqe dhe një palë sandale me print leopardi.
Më pas ajo u shfaq me një fustan bardhezi me forma gjeometrike, që nxirrte në pah gjoksin dhe belin.
Sigal